Brenda 7 ditëve në Argjentinë ndërrojnë jetë dy futbollistë në fushën e blertë

0
205
Cristian Gomez, futbollisti i klubit Atletico Paranu në minutën e 31 të ndeshjes me Boca Unidos u rrëzua në tapetin e blertë ku dhe mbeti pa vetëdijë, në të njëjtën ditë humbi dhe jetën gjatë rrugës për në spital
 
Brenda shtatë ditëve të fundit në Argjentinë dy futbollistë humbën jetën në fushat e blerta, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Cristian Gomez, futbollisti i klubit të ligës së dytë Atletico Paranu në minutën e 31 të ndeshjes me Boca Unidos në Entre Rios u rrëzua në tapetin e blertë ku dhe mbeti pa vetëdijë, në të njëjtën ditë humbi dhe jetën gjatë rrugës për në spital.
 
Për shkak të ngjarjes tragjike ndeshja në fjalë u ndërpre.
 
Javën e kaluar, pasi që goditi kokën në kangjella pranë fushës, ka vdekur Emanuel Ortega, lojtari i klubit të ligës së tretë argjentinase, San Marinos.