Gjykata Supreme thotë se Parlamenti duhet fillimisht të aprovojë aktivizimin e nenit 50 nga Traktati i Lisbonës që ka të bëjë me daljen nga BE-ja
Qeveria e Britanisë së Madhe do të duhet të kërkojë votimin e Parlamentit para se të aktivizojë nenin 50 nga Traktati i Lisbonës, i cili nënkupton nisjen zyrtare të negociatave për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE).
Një vendim i këtillë është marrë nga Gjykata Supreme, kryetari i së cilës, Lord Neuberger, tha të martën se për të njëjtin kanë votuar 8 gjykatës nga gjithsej 11.
Në referendumin e mbajtur qershorin e kaluar, votuesit britanikë vendosën që Britania të braktisë bllokun 28 shtetesh, votim ky që detyroi kryeministrin e atëhershëm David Cameron të dorëhiqet.