Femrat muslimane janë grupi më i disavantazhuar ekonomikisht në shoqërinë britanike.
“Ato janë tre herë më shumë të papuna se pjesa tjetër e grave dhe dy herë më shumë joaktive ekonomikisht.Ministrat duhet të marrin masa për të ndryshuar këtë disbalancë para përfundimit të këtij viti, pohon Komiteti për Barazinë Gjinore, cituar nga BBC.
Sipas komitetit në fjalë, femrat muslimane në Britani janë të penalizuar tre herë në lidhje me punësimin: të qenurit femra; të qënurit pjesë e minoriteteve etnike dhe të qenurit muslimane.
Diskriminimi
Spas të dhënave del si përfundim se faktori që ndikon më shumë në mos gjetjen e një pune është pikërisht feja. Impakti islamofob me të cilën përballen përditë femrat muslimane nuk duhet nënvlerësuar. Ato janë gati 71 përqind më shumë të papuna se femrat e bardha të krishtera edhe nëse kanë të njëjtin nivel arsimor dhe njohuri gjuhësore. Përballen më së shumti me diskriminim nëpunësim, sidomos në intervista pune për shkak të veshjes së tyre, qoftë kjo për arsye fetare apo tradicionale. /tesheshi.com/