Për kishën serbe dhe kishën greke, Maqedonia nuk ekziston

Klerikët e kishave serbe dhe greke në takimin e tyre për hirë të marëdhënieve të shkëlqyera 8 shekullore në Australi kanë deklaruar se Serbia dhe Greqia janë vende fqinje, që kanë ndërmjet “psevdomaqedoninë”, shkruan “Dnevnik”.

Patriarku serb Irinej dhe episkopi grek Jezekil kanë thënë se “miqësia mes tyre daton që kur në shekullin 13 Shën Sava ka qënruar në Sveta Gorë. Edhe pas robërisë turke, dy kishat tona kanë ngelur të afërta. Me popullin rus na afron prejardhja sllave, ndërsa në të kaluarën ne dhe grekët kemi kaluar në shumë vuajtje dhe kjo lidhje është e veçantë”- ka thënë kleriku serb.

Episkopi grek ka thënë se “nuk e njeh shtetin e Maqedonisë, respektivisht shtetin që tani gjendet mes Serbisë dhe Greqisë. Unë jam lindur në kufirin që tani është i maqedonasve të rrejshëm. Babai im gjithmonë ka folur për serbet dhe asnjëherë për jugosllovenë, ndërsa Maqedonia është ditur se ku është”.

Artikulli paraprakStop huamarrjes së brendshme
Artikulli vijuesVIDEO – Ti je sterile nuk do të kesh fëmijë kurrë (ndodhi interesante)