Ditë më parë Britania e Madhe, përmes referendumit, vendosi të shkëputet nga Bashkimi Evropian. Por janë rreth 1.2 milionë njerëz që vlerësojnë se kanë gabuar dhe janë penduar, dhe se tash do të votonin kundër ndarjes nga BE-ja.
Sipas studimit të realizuar nga ‘Opinium’ diku 1.2 milionë njerëz nuk do të votonin më për t’u larguar, çka do të ndryshonte vendimin që habiti të gjithë të premten e kaluar, bënë të ditur gazeta The Independent.
Studimi tregon edhe se njerëzit tani pas BREXIT mendojnë se pozicioni i Britanisë së Madhe është shumë më i dobët në botë dhe se Mbretëria është më e dobët ekonomikisht.
Ndërsa një në 10 persona thotë se nuk e kishte besuar se largimi do të ndodhte, ndaj edhe kishte votuar për të frikësuar qeverinë.
Të gjeturat kanë ardhur pasi disa votues filluan atë që po njihet si “BREGRET” apo “Pendimi”, për zgjedhjen e tyre.
“Sikur ta kishim mundësinë të votonim edhe një herë”, thotë Mandy Suthi, që ka votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se pas rezultatit ishte “shumë e zhgënjyer”.