Serbia ka mundësi t’i përgjojë të gjitha bisedat e qytetarëve të Kosovës, transmeton Koha.
Kështu të paktën del nga një deklarim i Marko Gjuriqit sot në mediet serbe.
“Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në rundin e fundit të bisedimeve në Bruksel nuk patën sukses t’i qasen sistemit “Telekom Srbija”, me ç’gjë do t’iu mundësohej përgjimi i qytetarëve në gjithë Serbinë”, ka thënë ai për TV Most të Zveçanit, transmeton Koha.
“Natyrisht kjo nuk ka qenë e mundur të shqyrtohet, ka thënë ai, duke shtuar se shqiptarët deshën të bënin precedent dhe diçka të ngjashme pastaj të kopjonin për Trepçën, Brezovicën dhe për të mirat tjera serbe që duan t’i përvetësojnë”.
Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar të hënën biseda për kodin telefonik. Bisedimet kanë dështuar.
Kosova ende nuk ka kod të vetin telefonik dhe bisedat telefonike me jashtë i zhvillon përmes Serbisë, me prefiksin 381.
You Might also Like
Trump, mendjemadh i pashoq
Donald Trump është kandidati favorit republikan në garën presidenciale amerikane, dhe ky fakt ka ushqyer…
By
2 Min Read
Spanjë: Janë kthyer gazetarët që ishin rrëmbyer në Siri
Tre gazetarë spanjollë, të liruar pasi afro 10 muaj janë mbajtur të rrëmbyer në Siri,…
By
1 Min Read
Nga 500 euro ndihmë paraprake për familjet e prekur nga vërshimet
Çdo familje që është prekur nga vërshimet e 6 gushtit do t’i ndahet ndihmë paraprake…
By
1 Min Read
Prespa, vendbanim i lashtë prej 3.100 vitesh
Një grup arkeologësh dhe zhytësish profesionistë nga Instituti i Arkeologjisë, në ekspeditën e quajtur “Prespa…
By
2 Min Read
Reagime pozitive për vendimet e gjygjit në Gjermani
Pas vendimit të gjygjit social për punë në Berlin për mosndalimin e mbajtjes së shamisë…
By
2 Min Read
VIDEO – Ta ndihmojmë Shuajbin
Fushatës për ti ndihmuar Shuajbit të vogël nga Mitrovica i është bashkangjitur edhe Hoxha i nderuar…
By
0 Min Read
