Shumica e britanikëve besojnë se vendi është në krizë për shkak të Brexit-it, duke kërkuar zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
Kjo, sipas një sondazhi të kryer pas aktit të dorëheqjes së kryeministres Theresa May, e cila dështoi tre herë që të merrte miratimin e parlamentit për marrëveshjen me BE-në lidhur me daljen prej saj. Një total prej 54 përqind e të anketuarve kanë kërkuar zgjedhje. 36 për qind janë kundër, dhe 10 asnjëanës.
Gjithashtu, 73 për qind e të anketuarve besojnë se vitet e fundit popullsia britanike ka qenë më e ndarë se më parë.
Marrëveshja e radhës Brexit do të paraqitet në parlament për herë të katërt në fillim të qershorit.
Në samitin e jashtëzakonshëm në Bruksel në prill, liderët e Bashkimit Evropian miratuan një vendim për të shtyrë procesin e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni në një periudhë gjashtëmujore deri më 31 tetor. /tesheshi.com/