Britanikja “The Sun” shkruan se katër komandot që dezertuan misionin e FA në Londër, e tashmë janë në arrati, mund të fshihen afër komunitetit shqiptar.
“Por komandot e identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksandër Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mendohet të jenë pranë komunitetit shqiptar”,shkruan “The Sun”.
Kjo është hera e parë që pas futjes së Shqipërisë në NATO, që katër efektivë të FA dezertojnë në këtë mënyrë pas trajnimeve me partnerë të aleancës.
Zyrtarë pranë Forcave të Armatosura pohojnë për Top Channel se ky rast nuk ka asnjë ndikim në reputacionin e FA në NATO, pasi edhe efektivë të ushtrive të vendeve të tjera kanë bërë dezertime të tilla, që cilësohen si veprime individuale dhe nuk cenojnë angazhimin e vendit në aleancë.