Rripi i Gazës – Erdogan kërkon mobilizimin e SHBA-së dhe Rusisë

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan është shprehur se ka pasur një trafik intensiv bisedash në lidhje me sulmimin e Gazës nga Izraeli.

Ai tha se lidhur me tensionimin Izrael Palestinë ka kërkuar nga Presidenti Amerikan Barack Obama dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë Vladimir Putin që ndërhyjnë nga ana Izraelite për vendosjen e armëpushimit.

Ai vuri në duke se ka qenë pala izraelite ajo që e prishi armëpushimin.

Kryeministri turk vuri në dukje se pas kontakteve në Kajro ai do të bisedojë përsëri me Presidentin amerikan Obama.

“Unë pata biseda telefonike me Presidentin Amerikan Barack Obama me Zotin Putin, si edhe me Halid Meshalin dhe Muhammed Mursiun. Në bisedë propozuam që ne, për arritjen e armëpushimit , nëse është nevoja të bisedojmë me Hamasin dhe me Presidentin e Egjiptit, vëllain tim të çmuar Mursi, kurse nga Obama kërkuam që ata në mënyrë të njëkohësishme të bisedojnë me palën izraelite. Të njëjtën kërkesë ia propozova edhe Zotit Putin. Unë thashë që nëse do të veprojmë me shpejtësi , çështja zgjidhet brenda 24 orësh sepse shifrat sa vijnë dhe po përkeqësohen. Tashmë numri i viktimave nga ana palestineze në Gaza ka arritur në 40, dhe shumica e tyre janë gra e fëmijë. Kurse Izraeli ka ngritur në këmbë të gjithë botën me 3 të vdekur e Bashkimi Evropian këtë e komenton si e drejta për vetëmbrojtje”, tha Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan.

Artikulli paraprakIzraeli miraton mobilizimin e 75 mijë rezervistëve
Artikulli vijuesGjermania hap qendrat e mbrojtjes nga ekstremizmi dhe terrorizmi