Bruksel, Ankara, Stanboll, Paris

Aarburg, 22 Mars 2016
Sulmet terroriste ne Bruksel, Stamboll, Ankara, Bagdad etj, flasin një gjë, që terroristët nuk reprezentojnë fenë, e as vlera njerëzore por ideologji të brishta që përmes terrorizmit dëshirojnë të realizojnë agjenda të tyre.
Solidarizohemi me viktimat e pafajshme nga aktet terroriste që ndodhin në kryeqendrat europiane, i dënojmë këto akte të tilla terroriste që janë të papranueshme. Madje, në shumë kryeqendra europiane, mijëra muslimanë kanë ndërtuar perspektive të tyre, ushtrojnë besimin lirshëm, janë mirë të integruar, jetojnë në paqë dhe harmoni, gëzojnë të drejta më tepër sesa në vendet e tyre të origjinës. Por, në të njëjtën kohë, kjo dhembshmëri duhet të jetë reciproke edhe me viktimat e pafajshme të kryeqendrave të shteteve muslimane, edhe ata janë njerëz, ndërsa në damarët e tyre qarkullon gjak njeriu. Të jemi të sinqertë, nuk besoj që jeta e tyre mund të jetë më pak e vlefshme se jeta e njerezve në pjesën tjetër të globit, çdo herë duke besuar që Deklarata për Drejtat e Njeriut i përfshinë edhe popujt aziatikë dhe afrikanë.
Ndoshta edhe politikat e disa qeverive perëndimore në pesëdhjetë vitet e fundit karshi shteteve me sisteme diktatoriale në Lindjen e Mesme kanë rezultuar të jetë të gabuara që për arsye ekonomike kanë mbyllur njërin sy duke u rreshtuar përkrah diktaturave në dëm të popujve të shtypur dhe të privuar nga liritë themelore të njeriut të përcaktuara me norma ndërkombëtare.
Për cudi, çdo herë këto sulme ndodhin në vend dhe kohë të kurdisura me përpikmëri për të kaluar politika të caktuara të nevojshme në mënyrë që të përfundojnë skenat e dëshiruara. Si zakonisht, viktima janë qytetarë të pafajshëm pavarësisht ngjyrës ,fesë apo apo etnisë.
Sulmet terroriste në Bruksel do të shënojnë fillimin e shpërbërjes së shteteve arabe dhe shndërrimin e tyre në shtete të vogla e të parëndësishme.

Nehat V. Ismaili

Artikulli paraprakSi i vjen furnizimi foshnjës në barkun e nënës
Artikulli vijues44 Keshilla mbi martesen