Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed Bin Rashid Al Maktoum, gjatë qëndrimit të tij në një hotel në Malin e Zi, ka habitur personelin me shumën e parave që la si bakshish. Ai iu la shërbyesve në hotel një shumë prej 36.000 euro.
Shumë e tillë e lënë bakshish, sigurisht që është e lartë për shtetasit malazezë. Vetëm mund të imagjinohet se si ka qenë reagimi i stafit në momentin që kanë marrë këtë shumë parash nga ana e sheikut.
Sheiku qëndroi në hotel, pasi ka pasur takime të rëndësishme me liderët e Malit të Zi. Ai ka takuar Milo Gjukanoviçin, me të cilin ka folur për projekte të ndryshme. Gjukanoviç nga ana e tij është shprehur se shteti malazez ka nevojë për investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe.