Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, filloi realizimin e projektit “Bukë dhe shpresë” për vitin 2015, duke bërë shpërndarjen e parë për muajt janar-shkurt. Për dallim nga viti i kaluar ku përmes projektit kanë përfituar 16 familje, këtë vit projekti është zgjeruar, duke u rritur numri i familjeve përfituese në 20 familje, falë përkrahjes së donatorëve të cilët kontribuan për rritjen e numrit të familjeve përfituese.
Qëllimi i projektit është sigurimi i artikujve elementar ushqimorë e higjeniko-sanitarë për familjet në nevojë në rrethinën e Kumanovës dhe Likovës. Familjet përfituese janë përzgjedhur në bazë të gjendjes së tyre socio-ekonomike e shëndetësore, në bazë të evaluimit të formularëve, të cilët janë plotësuar nga stafi i QSA-së, me rastin e intervistimit të këtyre familjeve.
Përmes projektit “Bukë dhe shpresë”, QSA synon që të solidarizohet me familjet në nevojë, duke ua kthyer shpresën se dikush përkujdeset për këto familje, duke ua siguruar dhe bukën e gojës. Përveç kësaj, përmes projektit QSA synon vendosjen e komunikimit mes familjeve (kompanive apo donatorëve etj.) me familjet e varfëra, me synim të nxitjes së ndjenjës së solidaritetit dhe bashkëpunimit mes këtyre dy kategorive.
Familjet përfituese të projektit “Bukë dhe shpresë” për vitin 2015 janë:
1. Isuf Shabani, familje gjashtë anëtarëshe, fsh. Llojan
2. Sabedin Zekiri, familje dy anëtarëshe fsh. Vakcincë
3. Elham Bajrami, familje tetë anëtarëshe, fsh. Vishticë
4. Nakshije Limani, familje katër anëtarëshe, fsh. Cerkez
5. Ferat Aliji, familje shtatë anëtarëshe, fsh. Mateç
6. Isuf Isufi, familje tre anëtarëshe, fsh. Mateç
7. Skender Nuhiji, familje gjashtë anëtarëshe, fsh. Likovë
8. Xhemail Latifi, familje katër anëtarëshe, fsh. Hotël
9. Raman Sulejmani, familje dy anëtarëshe, fsh. Hotël
10. IsmailHaki Selmani, familje katër anëtarëshe fsh. Sllupçan
11. Fadil Aliti, familje dhjetë anëtarëshe, fsh. Llopat
12. Adil Aliti, familje gjashtë anëtarëshe, Kumanovë
13. Turkesh Destani, familje shtatë anëtarëshe, Kumanovë
14. Bashkim Rashiti, familje pesë anëtarëshe, Kumanovë
15. Bekim Aliti, familje pesë anëtarëshe, Kumanovë
16. Mevlide Asani, familje katër anëtarëshe, Kumanovë
17. Nerxhivane Demiri, familje tre anëtarëshe, Kumanovë
18. Ekrem Emrullahi, familje tre anëtarëshe, Kumanovë
19. Sadri Emini, familje dy anëtarësh, Kumanovë.
20. Familja nga fsh. Nikushtak (ndihma i dërgohet më vonë dhe të dhënat sigurohen më vonë)
Përveç familjeve përfituese, QSA ka bazë të dhënash edhe të familjeve tjera, të cilat në bazë të vlerësimeve në bazë të kritereve tona, meritojnë të përfshihen në projekt, mirëpo në mungesë të mundësive financiare, fatkeqësisht nuk kemi arritur t’i përfshijmë ato familje në projekt. Për këtë, QSA apelon tek njerëzit e vullnetit të mirë të cilët kanë mundësi materiale, të drejtohen tek QSA në Kumanovë, apo tek Qendrat tona në diasporë, për të orientuar kontributet e tyre.
Njëzet familjet përfituese, në kuadër të projektit nga shpërndarja e parë për muajt janar dhe shkurt kanë përfituar këta artikuj, me sasitë përkatëse:
1. Miell, tip 500, 50 thasë ose 1.250 kg
2. Vaj, 111 litra
3. Sheqer, 86 kg
4. Makarona, 107 pako
5. Krip, 20 kg
6. Sapuna, 74 copë
7. Oriz, 37 kg
8. Shampo, 20 litra
9. Detergent 3 kg, 20 pako
10. Fasule, 37 kg.
Donatorët e projektit në fjalë, që po e mundësojnë realizimin e projektit janë:
1. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Gjermani
2. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Zvicër
3. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Austri
4. Kompania ARK-B textyle, Kumanovë
5. Bliznak Promet, Kumanovë
6. Pluska, fsh. Hotël
7. Restorant dhe market Agimi, fsh. Mateç
8. Avdiji Dekoor (Qemuran Avdiji) , fsh. Hotël
Qendra e solidaritetit dhe avancimit në Kumanovë në emër të përfituesve, i falënderon donatorët për mbështetjen në realizimin e projektit “Bukë dhe shpresë”, gjithashtu QSA falënderon aktivistët e saj në terren, të cilët nuk hezituan aspak për ta ndihmuar projektin në fjalë përmes kontributit të tyre fizik.