Bullgaria dëshiron t'i bashkëngjitet "Korridorit jugor të gazit"

Bullgaria duhet të bëhet pjesë e “Korridorit jugor të gazit”, përmes të cilit duhet të transportohet gazi nga Azerbejxhani deri te konsumatorët evropianë, deklaroi ish-ministri bullgar i Energjetikës Trajço Trajkov në intervistë për BTA-në.
 
“Në kushte kur situata është dinamike dhe prej në fillim shpërndahen kartat, Bullgaria duhet të ndërmerr hapa me qëllim që të gjejë vend të ri për veten”, thekson Trajkov, i cili është anëtar i udhëheqësisë së partisë qeveritare Blloku Reformues.
 
Trajkov vlerëson se deri në një moment të caktuar Bullgaria ka mund të ketë dobi nga gazsjellësi “Rrjedha Jugore”, por që rritja e shpenzimeve për ndërtim të projektit e ka sjellë në pikëpyetje pagueshmërinë e realizimit të tij.
 
“Nëse kërkojmë logjikë ekonomike (në ‘Rrjedhën Jugore’), ajo nuk është…Pavarësisht se nëse projektit do të quhet ‘Rrjedha Jugore’ ose ‘Rrjedha turke’, ai paraqet investim të shtrenjtë në infrastrukturë plotësuese, nga e cila objektivisht nuk ka nevojë”, thotë Trajkov, i cili ishte ministër bullgar i Energjetikës nga viti 2009 deri në vitin 2012. /MIA/
Artikulli paraprakSerbi, lëndohen rëndë 20 emigrantë
Artikulli vijuesFëmija nga Kosova humb jetën rrugës për në Hungari?