Bullgaria miraton ligjin që detyron qytetarët të dalin në zgjedhje

Bullgaria ka futur prej sot në fuqi një ligj të ri, që detyron qytetarët e vet të votojnë në zgjedhje, derisa qeveria beson se me këtë veprim do të zgjidhet problemi i pjesëmarrjes së vogël të qytetarëve në zgjedhje dhe blerjes e votave.

Sipas masave të reja që janë miratuar në Parlament, ata që nuk votojnë do të fshihen nga listat zgjedhore, dhe nëse ndryshojnë mendje, do t’iu duhet që të ri-regjistrohen në listën e votuesve, në mënyrë që të mund të dalin në zgjedhjet e ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit në vitin 2014, në Bullgari kanë votuar 48.4 për qind e qytetarëve, që është pjesëmarrja më e ulët që nga fundi i komunizmit në pjesën Juglindore të Evropës.

Ekspertët besojnë se një prej faktorëve kyç për mospjesëmarrje të madhe në zgjedhje, është zhgënjimi i qytetarëve për shkak se besojnë se elita e tyre politike është e korruptuar dhe nuk ka arritur të ngrit standardin e tyre të jetesës.

Artikulli paraprakSensacionale: Putini me Kosovën
Artikulli vijuesMajlinda Kelmendi në finale