Bundesrati Gjerman ka pranuar ligjin për synetin

Planin për ligjin e synetin, të cilin e ka pregatitur qeveria federale e Gjermanisë, ka kaluar në dhomën e lartë të parlamentit Gjerman në (Bundesrat). Pas votimeve edhe në dhomën tjetër, atëherë ligji do të hyjë në fuqi.

Sipas planit, duke marrë parasysh dhimbjet të cilat i ndjejnë fëmijët gjatë synetisë, dhe derisa sa mund të lind dyshimi, se ajo mënyrë mund të jetë e padurueshme për fëmijët, preferohet të i jepet narkozë. Përveç kësaj, theksohet se synetia nuk paraqet rrezik për shendetin e fëmijëve.
Ministrja e Integrimeve në provincen e Baden-Württermberg Bilkay Oney ka theksuar, se plani parapregatitës do të sjellë vendimin për synetin e djemve. Oney thekson se ligji i respekton të drejtat themelore dhe ka parasysh sigurinë, duke shtuar se nëse synetia bëhet rrezik për shendetin e fëmiut atëherë ajo ndalohet, që ky ligj tash po e rregullon këtë.
Gjygji në Keln në muajin maj, kishte sjellur vendimin duke trajtuar synetin si“krim me plagë“. Ky vendim kishte shkaktuar paknaqësin e muslimanëve dhe jahudive në Gjermani. Parlamenti federal ka kërkuar nga qeveria Gjermane ta pregatit ligjin për synetin. /mszh/Sh.Hulaj/kohaislame

Artikulli paraprakProtestë e qetë kundër bisedimeve
Artikulli vijuesBisedimet të kushtëzohen me kthimin e të pagjeturve