Protestë e qetë kundër bisedimeve

Ashtu siç kishin njoftuar, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në orën 11 ka nisur protestën ne Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Protestës me moton “Drejtësi dhe Dinjitet para Negociatave” iu bashkuan qindra qytetarë e më pas aty erdhi edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti me deputetët e spektrit të tij politik.

Në protestë që është e mbështetur edhe nga “Thirrjet e Nënave” spikatnin foto të të zhdukurve nga lufta e fundit me Serbinë ndërsa në krye të saj, te skena nga e cila intonoheshin këngë sociale e patritoke nga Kosova, shquheshin kërkesat e protestuesve para se të vazhdojnë bisedimet me Serbinë në nivelin më të lartë

Në ato kërkesa theksohej: Kërkim falje nga Serbia, Kthimi e të pagjeturve, Drejtësi për krimet dhe dhunimet gjatë luftës, Kompensim për dëmet morale dhe ekonomike.

Pas qëndrimit në heshtje dhe pa fjalime, protestuesit u nisen drejt institucioneve të vendit ndërsa në rrethojën e Kuvendit, aty ku deri vonë kanë qenë fotot e të zhdukurve, protestuesi vendosën kërkesat e tyre para fillimit të bisedimeve. .

Në protestë dhe në shesh nuk u vërejtën forca të rendit./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMicrosoft-i synon të nxjerrë smartfonin e tij
Artikulli vijuesBundesrati Gjerman ka pranuar ligjin për synetin