Burgjet e stërmbushura në SHBA

0
167

Burgjet anekënd Shteteve të Bashkuara janë të stërmbushura me të burgosur, numri i të cilëve aktualisht arrin në mbi dy milionë. Fotoreporteri i agjencisë Reuters ka shëtitur në disa nga burgjet, të cilat funksionojnë pothuaj sikur qytete të ndara, me rregulla dhe hierarki të vetën.

Jeta në një hapësirë të vogël mund të çojë në konflikt dhe dhunë në mesin e të burgosurve

Ky është numri më i madh i të burgosurve, i regjistruar në tetë vitet e fundit, kurse situata më e vështirë është në shtetin e Kalifornisë.

Në 33 burgje të Kalifornisë janë të vendosur 140 mijë të burgosur, edhe pse sipas projekteve mund të pranojnë më së shumti 80 mijë njerëz.

Institucioni ndëshkues -korrektues Richard J. Donovan në San Diego është i stërmbushur me të burgosur.california2

Në bazë të shënimeve në burgjet e Shteteve të Bashkuara ka 39 për qind më shumë të burgosur sesa janë “kapacitetet e vlerësuara” të tyre, kurse pritet që kjo përqindje deri në vitin 2018 të rritet deri në 45 për qind.

Të burgosurit bëjnë jetë në palestrën e gjimnastikës në burgun shtetëror “Institucioni për burrat” në Chin të Kalifornisë.

Për shkak të mbipopullimit të burgjeve, Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e më shumë se 30 mijë të burgosurve gjatë dy viteve të ardhshme, duke i konsideruar “jo kushtetuese” kushtet në burgjet e mbipopulluara.

Kujdestarët dhe psikologët shqetësohen se mbipopullimi i burgjeve, bashkë me këtë edhe cenimi i të drejtave të burgosurve për intimitet, mund të shkaktojë te të burgosurit ndjenjën e humbjes së kontrollit ndaj sjelljeve të veta dhe për këtë arsye ata të shkaktojnë më shumë probleme.

prison

Në Santa Ana të Kalifornisë. Burgjet në këtë shtet janë aq shumë të stërmbushura, e kjo bën që të burgosurit të mos kenë trajtim adekuat shëndetësor dhe psikik

Për shkak të mungesës së hapësirës, shumë burgje janë të detyruar të krijojnë hapësira provizore për të vendosur të burgosurit në ambiente të përbashkëta, siç janë sallat për kulturë fizike, ku ata flenë në shtretërit në tre kate , ndërsa në dhomat e vetmisë, të parapara për një të burgosu, futen nga tre të burgosur.

Burgu shtetëror Mujl Krik, ku jetojnë vrasësit, keqtrajtuesit e fëmijëve, hajdutët dhe kriminelë të tjerë, është një nga burgjet më të stërmbushura në Kaliforni. Disa të burgosur flenë në shtretër në tre kate në hapësira të mëdha të përbashkëta, të ngjashme me sallat e gjimnastikës

Të burgosurit jetojnë pothuaj mbi kokën e njëri-tjetrit, dhe situata do të mund të përkeqësohet edhe më tej, pasi pritet që kapacitetet e mbipopullimit të burgjeve amerikane deri në vitin 2018 të tejkalojë kapacitetin e planifikuar të mbipopullimit për 41 për qind.

Me numrin e burgjeve për 100 mijë banorë, SHBA-të janë shumë më përpara krahasuar me vendet e tjera të botës. Rusia është në vendin e dytë, Afrika e Jugut e treta, kurse Evropa e katërta.

Kujdestarët paralajmërojnë se ulja e kohës së kaluar në ambientin për rekreacion dhe mungesa e intimitetit mund të çojë në trazira midis të burgosurve