Bushati: Situata në Maqedoni, nevojitet hetim i thellë

0
185
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Antalia të Turqisë zhvilloi një sërë takimesh të frytshme dypalëshe me homologun gjerman Frank-Walter Steinmeier, atë belg, Didier Reynders, ministrin holandez, Bert Koenders si dhe atë të Luksemburgut Jean Asselborn
 
Një vend të veçantë në diskutime zunë zhvillimet e fundit negative në Maqedoni dhe impakti i tyre në sigurinë rajonale. Ministri Bushati shprehu shqetësimin e Shqipërisë për situatën atje dhe nevojën imediate për kryerjen e një hetimi të thellë, të shpejtë, të plotë e transparent, në funksion të së vërtetës dhe vetë stabilitetit të Maqedonisë e gjithë rajoni.kohaislame