Deputetët e Kuvendit, me shumicë votash kanë miratuar sot vendimin e Qeverisë për zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite në Kosovë.
Misioni i EULEX-it në Kosovë ishte vendosur në shkurt të vitit 2008. Sipas raportimit të medieve ndërkombëtare, Këshilli i Bashkimit Evropian ka ndarë një buxhet qindra milionësh për këtë mision.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësen e EULEX-it, Besa Domi, për të parë se cilat janë shpenzimet e këtij misioni përgjatë periudhës 2008-2016.
Në përgjigjen e Domit thuhet se për këtë periudhë buxheti i aprovuar i EULEX-it ka qenë 913 milionë e 910 mijë euro.
“Këto shifra nuk nënkuptojnë se kaq janë edhe të shpenzuara, sepse disa shuma janë vetëm për gjashtë muaj”, ka thënë Domi.
Më poshtë ua sjellim tabelën e plotë të shpenzimeve të EULEX-it për këto tetë vite. /Telegrafi/
You Might also Like
Kam marrë letra anonime që shefi i AKI-së ka punësuar dosta
Florin Krasniqi, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka thënë se kjo Agjenci nuk…
By
Redaksia
2 Min Read
Thaçi mbetet në burg
Gjykata Speciale në Beograd i ka hedhur poshtë propozimet e mbrojtjes së drejtorit të Policisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Kjo asht shqetësuese: 12 vjeçarët përdorues të drogës!
Në Kosovë janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth 5 mijë nga ta…
By
Redaksia
1 Min Read
“Diplomacia e patates”, Lavrov i jep Kerryt dhuratën akullshkrirës
Pas muajsh të tërë tensionesh diplomatike për krizën ukrainase, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov…
By
Redaksia
3 Min Read
23 nga 25 pjesëtarët e njësisë që vranë Bin Ladenin kanë vdekur!?
Dy vite më parë forcat amerikane kanë arritur që të vrasin një nga personat më…
By
Redaksia
1 Min Read
Rasti i revistës “Kosovo 2.0”, dënohen tre persona
Të akuzuarit Albert Kastrati, Gani Latifi dhe Driton Dili u shpallën fajtorë për Shkelje të…
By
Redaksia
3 Min Read

