Buzëqeshja është shkak që miku yt të ndjehet i kënaqur. Sepse, buzëqeshja e dallon njeriun që të takon me fytyrë të ngrysur nga ai që të takon me fytyrë të buzëqeshur. Për këtë arsye, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka thënë Ebu Dherrit radijAllahu anhu: “Mos nënvlerëso nga punët e mira asgjë, qoftë edhe duke e takuar vëllain tënd me fytyrë të buzëqeshur”.
Pra, kjo është nga punët e mira, sepse e bën të kënaqur vëllain tënd dhe ja zgjeron gjoksin me gëzimi. Pastaj, nëse kësaj ja bashkon edhe fjalën e mirë, atëherë i arrin dy të mira të dobishme: buzëqeshjen dhe fjalën e mirë për të cilën Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mbrohuni nga zjarri qoftë edhe me një gjysme hurme” që do të thotë: Mes juve dhe zjarrit vendosni një mburojë “Qoftë edhe me një gjysme hurme” pra, jepni lëmoshë qoftë edhe një gjysme hurme, sepse kjo ju mbron nga zjarri nëse e pranon Allahu i Plotfuqishëm.
“E nëse nuk gjen gjysme hurme, atëherë me një fjalë të mirë” (Hadithi) kurse fjala e mirë është t’i thuash: Si je? Si e ke hallin? Si janë vëllezërit e juaj? Si janë familja juaj? E të ngjashme me këtë.
Ngase, këto janë nga fjalët e mira që e fusin gëzimin tek miku yt.
Çdo fjalë e mirë është lëmoshë për ty tek Allahu i Plotfuqishëm dhe ka shpërblim. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem veç së ka thënë: “Bamirësi është morali i mirë” si dhe ka thënë: “Besimtari me besimin me të plotë është ai që ka moralin me të mirë”.
Shejh Muhamedi ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Sher’h Rijadus-Salihinë 2/352)