Francë, artistët fushatë për “të mos pasur Aylan-ë të tjerë”

Artistë të njohur në Francë kanë nisur një fushatë në mbështetje të refugjatëve që mbërrijnë në Europë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vdekjes dramatike të fëmijës Aylan i cili u gjend i pajetë në brigjet e Bodrumit të Turqisë, ka nisur fushata me sloganin “Të mos ketë më Aylan-ë të tjerë”, ku kanë firmosur afërsisht 50 artistë të njohur të vendit.

Në kërkesën e firmosur nga emrat e njohur si Isabelle Adjani, Carole Bouquet, Matthieu Chedid, Charles Berling, Charlotte dhe Turckheim, Lorant Deutsch dhe Laura Smet kërkohet që “të mos ketë qëndrim të heshtur dhe të pandjeshëm ndaj tragjedive që përjetojnë burra, gra dhe fëmijë të cilët largohen nga presionet dhe lufta”.

Në kërkesën e publikuar në gazetën Le Journal du Dimanche e cila publikohet ditët e dielave, iu bëhet thirrje qeverive të BE-së që të ndërmarrin përpjekjet e duhura për zgjidhjen e problemit.

– Mbledhje për ndihmat ndaj refugjatëve-

Ndërsa theksohet se ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve në lidhje me çështjen për ndihmat që do të bëhen për refugjatët më 12 shtator ka thërritur në një mbledhje kryetarët e bashkive. Cazeneuve duke shprehur kënaqësinë për mobilizimin e kryetarëve të bashkive në vend në lidhje me krizën e refugjatëve, në një deklaratë për shtyp ai ka theksuar se në takimin që do të mbahet më 12 shtator do të shqyrtohet koordinimi i ndihmave.

Cazeneuve, duke vënë në dukje se Franca në të kaluarën gjithmonë ka hapur dyert për ata që largohen nga presionet, u shpreh se Franca do të vazhdojë këtë traditë të saj.

Ndërsa në një anketë të opinionit publik të mbajtur në Francë tregohet se votuesit shprehin kundërshtime që qeveria të lehtësojë ligjin për pranimin e azilantëve duke vajtur në drejtimin e Gjermanisë.

Sipas anketës së bërë nga kompania publike Odoxa dhe të publikuar në gazetën Le Parisien tregohet se 55 përiqnd e të anketuarve janë kundër lehtësimit të ligjit nga qeveria, ndërsa theksohet gjithashtu se anketuesit e majtë janë pro pranimit të azilantëve në territorin e vendit, ndërsa anketuesit e djathtë janë kundër.

Në një protestë të mbajtur ditën e djeshme nga afërsisht 10 mijë persona në mbështetje të refugjatëve në Paris u kundërshtuan politikat e BE-së për emigracionin.

Artikulli paraprakDavutoglu : Evropa, kala e krishterë
Artikulli vijuesPapunësia në Kosovë, pasojë e Qeveris apo krizës ekonomike?