Çalik paguan 26.3 milionë euro për Distribucionin

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar 26.3 milionë euro tashmë janë në llogari të shtetit, të cilat janë paguar nga konzorciumi Çalik – Limak për blerjen e Distribucionit dhe Furnizimit.

Zyrtarë nga zyra për implementim të projektit të KEDS-it kanë konfirmuar për koha.net se pagesa është kryer të premten, ashtu siç është paralajmëruar me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për bartje të aseteve.

Kujtojmë se më datën 8 maj, të mërkurën në mbrëmje, ishte nënshkruar marrëveshja për bartje të aseteve nga shteti tek kompania Limak Çalik, por pagesa nuk ka mundur të kryhej atë ditë për shkak se ishin mbyllur bankat. Të enjten kishte qenë pushim për shkak të ditës së Evropës dhe ishte caktuar dita e premte si dita e fundit kur duhej të kryhej pagesa.

Nëse të premten nuk do të përfundonte pagesa, i gjithë transaksioni do të dështonte.kohaislame

Artikulli paraprakDjali i Naser Kelmendit dënohet më 4 vjet burgim
Artikulli vijuesVritet me thikë 15-vjeçari