SHBA hedhin çdo vit në koshin e plehrave 165 miliardë $

Në Shtetet e Bashkuara çdo vit hidhen në koshin e plehrave deri në 40% të produkteve ushqimore me shumë rreth 165 miliardë $.

Te dhëna të tilla përmbahen në raportin e lëshuar të martën nga organizata jo-qeveritare mjedisore amerikane Këshilli për mbrojtjen e burimeve natyrore.

Sipas fjalëve të shkencëtarëve, një familje mesatare amerikane prej katër vetësh hedh çdo vit produkte ushqimore me shumë prej 2.275$. Në vitin 1970 kjo shifër ishte 50% më e ulët.

Pjesën më të madhe të gjërave që përfundojnë në koshin e plehrave e përbëjnë produktet që prishen shpejt, të tilla si frutat dhe perimet. Megjithatë, sipas fjalëve të ekspertëve, produktet ushqimore gjenden shpesh në koshin e plehrave jo sepse janë prishur, por për shkak se janë të tepërta, të panevojshme./koha/kohaislame

Artikulli paraprakUniversitetet shqiptare, më të dobëtat në botë
Artikulli vijuesSerbët në krye të listës për azil në Zvicër