Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka paralajmëruar se ky vend do të futet në recesion, nëse voton për të dalë nga Bashkimi Evropian në referendumin e 23 qershorit.
Cameron ka thënë se braktisja e bllokut 28-anëtarësh do të ishte “opsion i vetëshkatërrimit për Britaninë”.
Ai i ka bërë këto komente pasi Thesari i Britansië ka publikuar një analizë, e cila paralajmëron recesion të gjatë dhe humbje të mbi 800,000 vendeve të punës, nëse Britania del nga BE-ja.
Sipas kësaj analize, dalja nga BE-ja do të ulë edhe çmimet e shtëpive midis 10 dhe 18 përqind dhe do të çojë në më shumë huamarrje publike.
Iain Duncan Smith, i cili udhëheq fushatën për dalje nga BE-ja, ka thënë se analiza është “thellësisht e njëanshme”.