Erdogan: BE e shndërroi Mesdheun në varr për refugjatët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i akuzoi sot shtetet e Bashkimit Evropian se e kanë shndërruar Mesdheun në një varr për emigrantë dhe se janë përgjegjës për vdekjen e çdo individi.

“Shtetet Evropiane të cilat e shndërruan Detin Mesdhe në një varr për emigrantët, janë palë në krimin i cili përsëritet sa herë që ndonjë refugjatë do ta humb jetën”, tha Erdogan në një fjalim në Ankara.

Turqia pranoi rreth 1,8 milionë refugjatë nga Siria, ndërsa Evropa – sipas Erdoganit -nuk bën asgjë për ta ndarë barrën nga kriza.

Artikulli paraprakKalimi i kufirit, Maqedonia rikthen dhunën ndaj emigrantëve
Artikulli vijuesNe, njerëzit që ikëm (për fëmijën refugjat të mbytur në det)