Kryeministri britanik, David Cameron, deklaroi se do të takohej me Donald Trump nëse bëhet kandidati zyrtar republikan për president të SHBA-ve, por theksoi se komentet e tij për muslimanët janë të gabuara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lideri britanik përsëriti pohimet e mëhershme se propozimet e Trump-it për të ndaluar hyrjen e muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gabuara dhe sit ë tilla “janë shumë të rrezikshme dhe krijojnë ndasi”.
Kandidati i mundshëm republikan për Shtëpinë e Bardhë më herët deklaroi se “nuk do të ketë marrëdhënie shumë të mira” me Cameron-in, megjithatë më vonë i tërhoqi këto deklarata dhe njoftoi se kryeministri britanik e ka ftuar që të vizitojë Downing Street.
I pyetur gjatë emisionit “Peston on Sunday” nëse do të takohet me politikanin republikan, Cameron deklaroi se “nuk e di”. “Kandidatët amerikanë për president kanë zakon të vizitojnë Evropën dhe Britaninë e Madhe, nëse ndodh kjo, do të isha i lumtur të pranojë Trump-in”, tha Cameron.