Kryeministri britanik, David Cameron ka deklaruar se Papa Françesku gabon në qëndrimin e tij se njerëzit që përqeshin islamin dhe religjionet tjera mund “të presin goditje”, duke theksuar se në shoqëritë e lira askush nuk ka të drejtë në hakmarrje ndaj individëve për shkak të fyerjes së fesë. Papa Françesku ka deklaruar javën e kaluar se provokatorët sikur rasti i karikaturistëve të revistës satirike “Charlie Hebdo” mund të presin goditje të ngjashme. Këto komente të Papës janë parë si shumë të afërta me arsyetimin e sulmeve terroriste në Francë, shkruan “Independent”, transmeton Indeksonline. Kryeministri britanik në një intervistë për rrjetin amerikan CBS, ka thënë se e drejta për fyerje është pjesë e shoqërisë së lirë. “Mendoj se në shoqëritë e lira ekziston e drejta që dikush ta lëndojë dikë për shkak të religjionit. Unë jam i krishterë: nëse dikush thotë diçka fyese për Jezu Krishtin, mund ta marrë këtë si fyerje, por në shoqëritë e lira nuk kemi të drejtë që të hakmerremi”, ka thënë Cameron. “Duhet ta pranojmë se gazetat, revistat, mund të publikojnë gjëra që për dikë janë fyese, e gjitha kjo derisa është në kuadër të ligjit. Kjo është ajo që duhet mbrojtur”, ka shtuar Cameron. /Ind/kohaislame
You Might also Like
Shtatë fëmijë gjenden të vdekur në Gjermani
Shtatë trupa të foshnjave janë gjetur në një shtëpi në Gjermani, pas një vizite nga…
By
1 Min Read
Erdoğan: Në librat e Gülenit ka gjëra që nuk janë në frymën e Islamit
"Organizata terroriste FETO ka mashtruar popullin duke keqpërdorur Zotin dhe shkencën" Presidenti i Turqisë, Recep…
By
2 Min Read
Mianmar: Refugjatët Rohingë ende të pastrehë pas trazirave
Në Mianmar, dhjetëra mijëra refugjatë muslimanë vazhdojnë të mbesin në kampe refugjatësh pasi dhuna e…
By
1 Min Read
A mund t’i mbijetojë euro krizës së ardhshme financiare?
Në ditëlindjen e saj të 20-të, më e mira që mund të thuhet për euron…
By
7 Min Read
Spanjë: Rrëzohet helikopteri qe transporte drogë, drejtohej nga një major shqiptar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pohuar sot gjatë seancës parlamentare se autoritetet shqiptare janë…
By
3 Min Read
OKB: Sulmi në Kunduz mund të jetë krim lufte
Kombet e Bashkuara e kanë dënuar fuqishëm sulmin ajror në Kunduz të Afganistanit. Shefi për…
By
1 Min Read
