Cameron për Ramazanin: Vlerat islame na kujtojnë vlerat e Britanisë së Madhe

 Në mesazhin për muajin e Ramazanit kryeministri britanik, David Cameron i ka identifikuar vlerat islame në të cilat muaji i agjërimit kujton, sipas tij, vlerat e Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Tubimi i miqve dhe familjeve në lutje dhe agjërim na kujton ato vlerat muslimane, ato vlerat britanike, të unitetit, familjes dhe dhënies”, tha kryeministri britanik përmes një videoje të publikuar sot në faqen zyrtare të qeverisë.
 
Cameron vuri në dukje se këto vlera kanë jetuar me shekuj mbrapa kur luftëtarët muslimanë së bashku me britanikët luftuan me trimëri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, si dhe që ato ende ekzistojnë në shoqërinë britanike, kur muslimanët japin më shumë sadaka se çdo komunitet tjetër fetar në Britani të Madhe.
 
“Duke kryer detyrën e tyre të shenjtë zekatin, muslimanët bëjnë një ndryshim të madh në jetën e atyre që janë të rrezikuar në konflikt dhe fatkeqësitë”, tha Cameron.
 
Duke vënë në dukje se muslimanët në Britani të Madhe kanë një rol të rëndësishëm në të gjitha segmentet e shoqërisë, nga ekonomia, shëndetësia, parlamenti, deri në kabinetin e kryeministrit, Cameron tha se Britania është një vend ku kushdo mund të punojë pa marrë parasysh se nga vjen nga dhe se muslimanët e materializojnë atë shpirt britanik.
 
“Muslimanët janë provë se ky mund të jetë një vend ku suksesi nuk varet nga ngjyra, komuniteti nga vjen apo nga feja, dhe se ky është një vend ku mund të shkoni aq larg sa talentet tuaja të  mund të ju dërgojnë“, tha Cameron.
 
Mesazhin për festën e Ramazanin kryeministrit britanik e përfundoi duke thënë se simbolika e unitetit në iftar që tubon njerëzit së bashku çdo mbrëmje është pasqyrim i vlerave universale që muaji i shenjtë prezanton dhe ka shtuar se shpreson se kjo do të reflektohet në kontributin e komunitetit musliman në vend, si dhe kontributin e të gjithë njerëzve të tjerë.
 
Pavarësisht nga rezultatet, mandati i David Cameron do të mbahet mend nga përpjekjet e tij për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian. Në disa raste, Kryeministri theksoi se anëtarësimi është kundërshtuar për shkak të detyrimeve të vendit si një anëtar për të pranuar emigrantët nga vendet e varfra dhe tha se në Britaninë të Madhe ka vend për të gjithë që dëshirojnë të punojnë, dhe jo për të jetuar nga ndihma sociale.
 
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 në Britani të Madhe jetojnë të paktën 63 milionë njerëz, rreth tre milionë prej të cilëve janë muslimanë. Britania e Madhe vlen për një vend evropian me përqindjen më të lartë të njerëzve të cilët kanë pranuar Islamin. Në regjistrimin e njëjtë është konfirmuar se rreth 100.000 njerëz kanë kaluar në fenë islame.
Artikulli paraprakKrerët fetarë muslimanë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë mesazhe urimi për Ramazanin
Artikulli vijuesRegjimi cionist ka arrestuar 850.000 palestinezë që nga viti 1967