Fiat Canoski përmes rrjeteve sociale i ka drejtuar një letër kryeministrit Gruevski duke i thënë: 5 vite me rradhë po rrënohet Fiat Canoski nga një person i vetëm i cili për fat të keq është kryeministër. Kjo është për të ardhur keq, nuk duhet të ndodh asnjëherë, njofton Zhurnal.
Ja cfarë shkruan mes tjerave Canoski:
‘’I është plotësuar dëshira Gruevskit ka si duket Kosmos pas 5 vitesh, rreth 50m3 beton të ricikluar në 30m2 tokë. Vetëm një gjë pyes atë dhe atë ministrin e vogël Milence, ku e keni matur nga cila rrugë se ka qenë më i lartë se 1.43cm?
Pse kryetarët e komunave tuaja menjëherë pas rrënimit më kanë paguar të gjitha shërbimet komunale në vlerë prej 5.2 milion euro dhe kamata në 2 milion euro kur nuk kanë pasur ndërmend të realizojnë bulevardin dhe rrugët për rreth. Deri më sot nuk është ndërmarë asnjë aktivitet edhe pse në marveshje shënohet se duhet të realizojnë atë në afat prej 5 vitesh derisa ai afat ka kaluar’’?, pyet mes tjerave Canoski.