Informacioni se në mesin e viktimave gjenden tre turq, u konfirmua nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu
Në sulmin e armatosur që ndodhi në qytetin gjerman Mynih, në mesin e të vrarëve janë tre turq, raporton Anadolu Agency (AA).
Informacioni se në mesin e viktimave në sulmin e armatosur në Mynih gjenden tre turq, u konfirmua nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Në sulmin e djeshëm në një qendër tregtare në Mynih të paktën 10 persona u vranë, përfshirë edhe sulmuesin 18 vjeç, shtetasin gjerman me origjinë iraniane.
Policia gjermane bëri të ditur se ende është në kërkim të motivit për këtë sulm ku u plagosën 21 persona.
Video-incizimet e sulmit të cilat janë shfaqur në televizonet gjermane tregojnë sulmuesin se si hap zjarr ndaj njerëzve para restorantit për ushqim të shpejtë dhe në afërsi të qendrës tregtare.
Policia njoftoi se sulmuesi ka vrarë të paktën nëntë persona ndërsa 21 të plagosurit janë dërguar në spital.