Çavuşoğlu: Turqia do të godasë YPG-në deri sa të largohet në lindje nga Eufratit

YPG do të jetë cak i sulmeve përderisa nuk largohet në lindje nga Eufrati. Ata do të duhet të lëvizin në lindje nga lumi Eufrat sa më shpejtë, tha ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu

Krahu luftarak i grupit terrorist PKK/PYD do të jetë në shënjestër përderisa të largohet në lindje nga lumi Eufrat, deklaroi të hënën ministri i Jashtën i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Vërejtjet e tij u bënë gjatë konferencës së përbashkët për media në Ankara me homologun e tij holandez Bert Koenders.

“YPG do të jetë cak i sulmeve përderisa nuk largohet në lindje nga Eufrati. Ata do të duhet të lëvizin në lindje nga lumi Eufrat sa më shpejtë, ashtu siç paralajmëruan dhe ashtu siç premtuan SHBA-të”, tha Çavuşoğlu.

Grupi terrorist PYD është dega siriane e PKK-së, e cila në SHBA, BE dhe Turqi figuron si një organizatë terroriste.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” i lançuar të mërkurën ka për qëllim të garantojë siguri, të përkrahë forcat e koalicionit dhe të asgjësojë kërcënimin terrorist përgjatë kufirit me Turqinë.

Ai zbatohet nga forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) të cilat kanë përkrahjen edhe të avionëve, artilerisë dhe mjeteve të blindura të ushtrisë turke.

Çavuşoğlu tha se operacioni synon të pastrojë rajonin nga prania e DAESH-it.

“Siç mund ta shikoni, gjatë goditjeve qoftë nga një forcë e vogël, grupi terrorist DAESH braktisë qytetet që kontrollon” tha ai për të shtuar se DAESH-i nuk mund të mposhtet vetëm me sulme ajrore.

“Ne mund të asgjësojmë DAESH-in nga Iraku dhe nga Siria nëpërmjet operacioneve efektive tokësore. Nëse lëmë mënjanë 65 shtetet e koalicionit, them se vetëm pesë ose gjashtë vende të kenë bashkëpunuar në këtë çështje, në Siri ose në Irak nuk do të kishte ndonjë grup terrorist të quajtur DAESH.

Ai tha se arabët janë shumicë në qytetin sirian Manbij, për të shtuar se njerëzit po i bashkohen operacionit ushtarak të përkrahur nga Turqia.

Çavuşoğlu tha më tej tha se YPG po kryen “pastrim etnik” përfshirë edhe kurdët të cilët mendojnë ndryshe nga ata.

Artikulli paraprakRatifikim i Demarkacionit apo zgjedhje?
Artikulli vijuesMinistri gjerman i Ekonomisë: Britania duhet të “paguaj” për Brexit-in