Ligjerate nga Muhadithi i kohes, shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani, rahimehullah
Vertet falenderimi i perket vetem All-llahut. Ate e falenderojme dhe prej tij ndihme dhe falje kerkojme. Kerkojme mbrojtje tek All-llahu prej te keqijave te veteve dhe veprave tona. Ate qe All-llahu e udhezon nuk ka kush qe e humb, dhe ate te cilin All-llahu e le ne lajthitje nuk mundet kush ta udhezoje. Deshmoj dhe deklaroj se nuk ka te Adhuruar tjeter me merite perveç All-llahut, i Cili eshte Nje dhe i Parival, dhe deshmoj se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, eshte rob dhe i derguar i tij.
“O JU TE CILET KENI BESUAR, KINI FRIKE ALL-LLAHUN ME NJE FRIKE TE VERTETE, DHE MOS VDISNI NDRYSHE PERVEÇSE MUSLIMANE” [Ali-Imran: 102].
“O JU NJEREZ, KINI FRIKE ZOTIN TUAJ I CILI JU KRIJOI PREJ NJE VETEJE, DHE PREJ SAJ KRIJOI PALEN E SAJ, DHE PREJ TYRE U SHTUAN SHUME BURRA E GRA. DHE KINI FRIKE ALL-LLAHUN ME EMRIN E TE CILIT PERBETOHENI, RUAJENI FAREFISIN, SE ALL-LLAHU ESHTE MBIKQYRES MBI JU“ [En-Nisa: 1].
“O JU QE KENI BESUAR, KiNI FRIKE ALL-LLAHUN DHE THUANI FJALE TE DREJTA. AI [ALL-LLAHU] JU MUNDESON TE BENI VEPRA TE MIRA, JUA SHLYEN MEKATET, DHE KUSH E RESPEKTON ALL-LLAHUN DHE TE DERGUARIN E TIJ, KA SHPETUAR ME NJE SHPETIM TE MADH“ [el-Ahzab: 70-71].
Me te vertete fjala me e drejte eshte Fjala e All-llahut Azza ue xhel-le, dhe Udhezimi me i mire eshte Udhezimi i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Veprat me te keqija jane ato te shpikurat, dhe çdo shpikje eshte bid’at, çdo bid’at eshte humbje dhe çdo humbje shpie ne zjarr…
E me pas:
Per nje gje Dijetaret Muslimane nuk kane mosmarreveshje mes tyre, dhe ky eshte fakti se Islami eshte i ngritur mbi dy parime te medha fundamentale
dhe te shkelqyera. Vertet, ato jane:1) Adhurimi vetem i All-llahut larg çdo gjeje tjeter dhe 2) Ndjekja dhe marrja per shembull vetem prej Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, larg çdo shembulli tjeter. Sidoqofte ajo çfare une dua te diskutoj ketu lidhet vetem me parimin qe thote se: “Imani [besimi] i nje Muslimani nuk plotesohet perderisa ai te besoje se Muhammedi eshte i Derguar i All-llahut. Dhe nese ndonje person ne siperfaqen e kesaj toke do te deshmonte Teuhidin e All-llahut sipas te tre kategorive te tij, ai nuk do te jete Besimtar perderisa nuk i shton besimit te tij besimin se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij. Dhe nese eshte kjo rruga, atehere kerkohet nga çdo Musliman qe te mesoje kuptimin e kesaj deklarate te mrekullueshme [te Teuhidit]:
“DHE DIJE SE NUK MERITON TE ADHUROHET ASKUSH TJETER PERVEÇ ALL-LLAHUT“ [Muhammed 19].
… dhe te njohe kuptimin e vertete te domethenies se saj ne dy pjese. E para, te besosh ne te; dhe e dyta, qe ta vendosesh ne realitetin e vetvetes,
adhurimin dhe besimin ne All-llah. Ne kete menyre eshte obligim mbi çdo Musliman qe te dije kuptimin e deklarates “Dhe deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i Derguari i Tij”. Kjo deshmi ploteson deshmine e pare [Askush nuk meriton te adhurohet me te drejte perveç All-llahut]. Dhe per kete deshmia e besimit nuk plotesohet perderisa muslimani te besoje ne kete deshmi [te dyten], ta kuptoje, ta besoje dhe ta pranoje ate fillimisht, dhe atehere ta praktikoje ate ne çeshtjet e jetes se tij. Dhe thenia jone:“Dhe deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij“ kerkon, mes gjerave te tjera, qe ne te besojme se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, e perçoi mesazhin qe iu ngarkua atij si detyre ne formen me te persosur dhe te shkelqyer, saqe askush qe vjen mbas tij, sado i larte apo i ngritur te jete ai, nuk mund ta ndryshoje apo korrigjoje ndonje pjese te tij. Zoti yne, i Madheruar dhe i Lartesuar qofte Ai, e tregon kete fakt ne Thenien e Tij tebarekte ue teala:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ, DHE E PERSOSA DHUNTINE TIME NDAJ JUSH, DHE JAM I KENAQUR QE ISLAMI TE JETE FE E JUAJA“ [el-Maide: 3].
Kjo sepse transmetohet vertetesisht prej nje sere rrugesh transmetimi se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:“Nuk ju kam lene ndonje gje qe do t’ju afroje tek All-llahu dhe do t’ju largoje prej zjarrit, veçse jua kam urdheruar ate. Dhe nuk kam lene ndonje gje qe do t’ju afroje tek zjarri dhe do t’ju largoje nga All-llahu, veçse jua kam ndaluar ate“. Pra, ketu nuk eshte lene gje per t’u permiresuar, qofte ndonje gje e thjeshte apo ndonje gje e parendesishme. Kjo eshte sepse eshte transmetuar prej Imamit te Darul-Hixhra [Medines], Imam Malik Ibni Enes, rrahimehullah, se ai ka thene:“Kushdo qe prezanton ne Islam nje risi [bidat], te cilin ai e gjykon si te mire, atehere ai ka pretenduar se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, e ka tradhetuar besen e perçimit te Mesazhit [Shpalljes]. Per kete lexojeni Thenien e All-llahut te plotfuqishem e te Madherishem:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ, DHE E PERSOSA DHUNTINE TIME NDAJ JUSH, DHA JAM I KENAQUR QE ISLAMI TE JETE FE E JUAJA“. Tha Malik, rrahimehullah:“Dhe çfaredo qe nuk ishte [pjese] e Fese ne ate dite, nuk eshte [pjese] e Fese ne kete dite. Dhe nuk mund te rregullohet fundi i ketij Ummeti, vetem se me ate me te cilen u rregullua fillimi [pjesa e pare] i ketij Ummeti“.
Kjo ishte prej fik’hut [kuptimit] te Imam Malik, Imami i Darul-Hixhra, saqe ai qartazi dhe me nje gjuhe te paster arabe tha se kushdo qe prezanton ne Islam qofte edhe nje bidat, dhe pastaj pretendon se eshte diçka e mire, ai ne fakt ka pretenduar se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, e tradhetoi Mesazhin. Dhe kushdo qe e ka kete pretendim, ai nuk beson [vertetesisht ] se “Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij“. Me ç’shihet qarte nga fjalet e ketij Imami te nderuar, bidati nuk eshte pjese e Fese ne kete dite.
Pra eshte detyre per Muslimanin qe te zbatoje Ittibain e tij [pasimin e Profetit] ne menyre qe ai te jete i besueshem ne deklarimin se Muhammedi, i
Derguari i All-llahut, eshte rob dhe i Derguar i Tij. Dhe se ai, sal-all-llahu alejhi ue sel-lam, solli mesazhin e plote dhe te paster, pa i shtuar atij apo pa i pakesuar atij. Dhe nese keshtu qendron puna, atehere çdo Musliman duhet te njohe shkallen e tij dhe te ndaloje ne pikat ku Profeti i tij, sal-lall-llahu alejhi ue selam, ka vendosur kufij per te, siç jane veprat e adhurimit dhe veprat e bindjes [ndaj All-llahut]. Dhe kjo sepse pena eshte thare pas asaj çfare u shpalle me pare [dmth. nuk do te kete me shpallje pas Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam]. Dhe nuk ishte lene aty ndonje vend i hapur qe te miratohet ndonje akt adhurimi qe nuk ka ekzistuar ne fillim ne ditet e para [te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam].
Rrjedhimisht, te paret tane te mire [Selefuna Salih] radiall-llahu anhum, erdhen dhe iken te gjithe me njohjen [dijen] e shkalles [permases] se Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue selam, ne ate qe ai e plotesoi se pari misionin e tij dhe e perçoi Mesazhin [risalen], sic e dini edhe ju. Dhe [se dyti] qe ai ishte adhuruesi me i mire nder adhuruesit e All-llahut dhe qe ai i frikesohej All-llahut az-za ue xhel-l‘ me se shumti. Pra ketu nuk ka ndonje hapesire per te korrigjuar:
1- Prej pikepamjes se ligjesimit [çeshtjet e shpallura] ne kete Fe, siç e degjuat ajetin dhe komentin e Imam Malik per te.
2- Ne meneyre qe mund te pretendohet se dikush eshte adhurues me i mire dhe qe ben adhurim [ndaj All-llahut] me shume sesa Resulil-lahi, sal-lall-llahu alejhi ue selam. Kjo eshte e pamundur.
Dhe kushdo qe i kupton keto dy fakte, te cilat jane te lidhura me besimin e çdonjerit ne ate se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue selam, eshte rob dhe i Derguar i All-llahut, ai do ta kufizoje adhurimin qe e kryen per All-llahun vetem ne ate qe eshte transmetuar prej Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam [ne hadithe]. Dhe ai nuk do te vendose ndonje shembull apo ndonje model tjeter per veten e tij ne vend te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Dhe ai as nuk do te pretendoje piken e dyte, duke nenkuptuar se eshte e pamundur qe te futet ne mendjen e besimtarit [mendimi] se ndokush eshte me i bindur ndaj All-llahut apo i frikesohet me shume All-llahut, apo se e adhuron me shume All-llahun se sa ai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Kjo eshte diçka e pamundur.
Do te permendim çfare eshte transmetuar ne dy permbledhjet e Sahihanjeve, ne Sahihun e Bukharit dhe Sahihun e Muslimit, nen autoritetin e Enes Ibni
Malik, radiall-llahu Teala anhu, se nje grup njerezish shkuan te shikojne Profetin, sal-lall-llahu alejhi ue selam, por ata pyeten grate e tij sepse ate nuk mund te gjenin dot. Dhe ata i pyeten grate e tij per adhurimin e tij, per qendrimin e tij ne namaz gjate nates, agjerimin e tij gjate dites, dhe per marredheniet qe ai kishte me grate e tij. Dhe ato u permenden atyre ate çfare dinin per udhezimin e tij ne lidhje me keto, dhe udhezimi i tij, alejhis-selam, ishte udhezimi me i mire ne faqen e tokes, siç eshte thene ne hutben e Haxhit:“Ue Khajrul Huda, Huda Muhammed“[dhe udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Grate e profetit u permenden ketyre njerezve se ai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, agjeronte dhe e prishte, falej gjate nates por edhe flinte, dhe ai martohej me gra.
Enesi, radiall-llahu anhu, ka thene:“Kur ata degjuan kete prej grave te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, atyre iu duke i vogel adhurimi i tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Ata e menduan si te vogel per shkak te asaj qe ishte vendosur ne mendjet e tyre se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, do te duhej te falej gjate gjithe nates, dhe te agjeronte gjate gjithe kohes, dhe se ai ishte nje murg dhe nuk u afrohej grave te tij. Dhe ata u tronditen kur gjeten diçka e cila nuk ishte ne pajtim me konceptet e tyre. Ata supozonin se arsyeja e kesaj ishte sepse All-llahu ia kishte falur te gjitha gjynahet e shkuara dhe te se ardhmes te Derguarit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Dhe eshte njesoj sikur ata te thonin:“Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, vetem se e ka pakesuar adhurimin e tij, per te cilin ata mendonin se ishte i vogel, sepse All-llahu ia ka falur gjynahet e tij. Dhe nuk kishte ndonje pengese qe ta ndalonte ate nga shtimi i adhurimit per Zotin e tij az-za ue xhel-l.
Kjo padyshim ishte nje gabim nga ana e tyre. Dhe sepse ata nuk e dinin se ky adhurim te cilin ata e mendonin si te vogel, ishte ne fakt adhurim qe nuk mund te permbushej qofte edhe prej adhuruesit me te mire mes njerezve, qofte edhe Daudi, alejhis-salatu ue selam, per te cilin transmetohet vertetesisht ne Sahihun e Bukharit se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:“Daudi ishte adhuruesi me i mire mes njerezve”. Ky grup njerezish nuk e dinin se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ishte adhuruesi me i mire mes njerezve me kete adhurim dhe se edhe adhuruesi me i mire mes njerezve nuk ishte i afte per te kryer adhurimin e tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, siç e kam permendur.
Dhe kjo ishte prej gjerave per te cilat ai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, eshte pyetur kur disa njerez te cilet ishin mire te njohur me zakonet e tij, dhe jo si ai grup i njerezve qe ishin injorante per zakonet e tij, e gjeten ate dhe ndjene per te dhembshuri, sepse ata e pane ate duke qendruar ne namaz derisa kembet i ishin enjtur. Dhe ata i thane atij:“O i Derguari i All-llahut, All-llahu t’i ka falur gjynahet e shkuara dhe ato te se ardhmes“. Ata nenkuptuan me kete:“Ki meshire per veten, o i Derguari i All-llahut. Lehtesohu ne adhurim, sepse kembet te jane enjtur“. Dhe ai, alejhis-selam, iu pergjigj atyre:“Efela ekunu abden shekura!?” [A nuk duhet te jem rob falenderues!?].
Ky ishte nje refuzim per arsyetimet e kota qe u perdoren prej ketij grupi te vogel njerezish, te cilet thane se arsyeja perse adhurimi i Profetit ishte i vogel, ishte sepse All-llahu ia kishte falur atij gjynahet e shkuara dhe ato te se ardhmes. Ata nuk ishin te vetedijshem se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, qendronte ne namazin e nates derisa kembet e tij enjteshin. Dhe kur iu tha atij:“O i Derguari i All-llahut! All-llahu t’i ka falur gjynahet e shkuara dhe te se ardhmes“, ai u pergjigj:“A nuk duhet te jem rob falenderues!?“. Duke u bazuar mbi ate qe imagjinuan se ky ishte nje adhurim i vogel nga ana e Profetit, dhe mbi ate qe dinin ata se All-llahu ia kishte falur gjynahet e shkuara dhe te se ardhmes, çdo person ne kete grup te vogel pretendoi se ata ishin te obliguar qe ta tejkalonin ne adhurim dhe qe ata mund t’i kalonin adhurimet e Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, siç ishte agjerimi, namazi gjate nates dhe marredheniet me gruan. Dhe ata bene zotimet e tyre [nedhr] siç vijon: Personi i pare tha:“Une do te falem gjithe naten dhe nuk do te flej“. I dyti tha:“Sa per mua, une do te agjeroj gjate gjithe kohes dhe nuk kam per ta lene ndonje dite pa e agjeruar”. Dhe i treti tha:“Une nuk do te martohem me asnje grua“. “Pse???” Sepse ata pretenduan [perfytyruan] se martesa ishte nje hutim dhe largim nga persosja e adhurimit ndaj All-llahut. Por ata nuk e dinin dhe mua me duket, All-llahu e di me se miri, se ata ishin te rinj ne Islam, te cilet nuk kishin mesuar ende Urdherat dhe Ligjet e Islamit, se martesa ne vetvete ishte adhurim, siç gjendet ne hadithin e famshem, kur nje grup njerezish te varfer erdhen tek Profeti, sal-all-llahu alejhi ue sel-lam, dhe i thane:“O Resulall-llah, Njerezit me me shume pasuri dhe te ardhura na e kaluan neve. Ata falen siç falemi ne, agjerojne siç agjerojme ne, bejne Haxh sikurse ne bejme Haxh, dhe japin te holla [sadaka], kurse ne nuk japim asgje si sadaka!”. Dhe u tha atyre alejhi salatu ue selam:“A nuk ju kam drejtuar une per tek diçka, te cilen nese ju do ta beni, do t’i kaloni ata perpara jush, dhe ata pas jush nuk do te jene kurre te afte per t’ju kapur [arritur] juve [ne shperblim], perveç atyre qe bejne te njejten gje sikur ju?”. Dhe perfaqesuesit e njerezve te varfer u kthyen tek shoket e tyre nga mesi i njerezve te varfer dhe u treguan atyre lajmet e mira qe vinin nga Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Dhe ata u gezuan shume kur e degjuan kete. Mirepo, nuk zgjati shume dhe perfaqesuesit e tyre shkuan prape tek i Derguari i All-llahut, dhe i thane atij, alejhi salatu ue selam:“O i Derguari i All-llahut! Çfare na the ti u eshte thene njerezve te pasur, dhe ata kane filluar te veprojne sikurse edhe ne“. Ai, alejhi salatu ue selam, tha:“Dhalike Fadlull-llah, Ju’tihi mej-jesheh“ [Kjo eshte Dhurate e All-llahut, te cilen ia jep kujt te doje].
Ky eshte transmetim i Imam Muslimit, i gjetur ne Sahihun e tij. Ne nje transmetim tjeter te ketij hadithi, rrefehet se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, u tha atyre:“Vertet ne çdo Tesbih [Subhanall-llah] ka sadaka. Dhe ne çdo Tahmid [Elhamdulilah] ka sadaka. Dhe ne çdo Tekbir [All-llahu Ekber] ka sadaka. Dhe ne çdo Tehlil [Bismilah] ka sadaka. Urdherimi per te mire dhe ndalimi nga e keqja eshte sadaka. Dhe heqja e nje pengese demprurese nga rruga eshte sadaka“. Dhe Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, vazhdoi te permendte shume karakteristika te fisme. Pastaj ai the ne fund te hadithit:“Dhe ne marredhenien qe keni ju me gruan tuaj ka sadaka“. Ata thane te habitur:“O Resulall-llah, a do te permbushe ndonje prej nesh deshiren e tij [me gruan e tij] dhe do te shperblehet per kete!?”. Dhe Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, tha:“A nuk e shihni se kur nje person permbush deshiren e tij ne menyre te ndaluar, ai do te kete per ate nj barre [gjynah]?” Thane ata:“Sigurisht, o i Derguari i All-llahut “. Dhe ai tha:“Atehere, ngjashem me kete, nese ai e permbush ate [deshiren] ne nje menyre te ligjshme, ai do te shperblehet per kete“.
Pra ata nuk ishin te vetedijshem per hadithin ne fjale dhe per hadithe te tjera ne te cilat eshte gjetur nje nxitje per t’u martuar dhe veçanerisht ne lindjen e femijeve dhe ne lenien e pasardhesve, siç eshte transmetuar ne hadithin e vertete:“Martohuni me femrat qe lindin shume dhe qe jane te dashura, sepse vertet une do te garoj me ju ne diten e gjykimit tek popujt e tjere se kush do te kete me shume pasues“. Pra ai qe martohet dhe e mban veten dhe gruan te delire [te paster nga marredheniet e paligjshme] ai do te shperblehet per kete. Njerezit e ketij grupi ishin injorante ne lidhje me kete, dhe ne mesin e tyre ishte dikush qe tha se nuk do te martohej, duke thene:“Sa per mua, une nuk do te martohem me asnje grua“. Pasi qe ky grup u largua dhe kur Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, u kthye ne shtepi, grate e tij e lajmeruan ate per ato çfare degjuan prej njerezve te atij grupi dhe per zotimet qe bene ata per vetet e tyre. Keshtu Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, mbajti nje hutbe ne xhamine e tij ne lidhje me kete, ku tha:“Si eshte puna e ketyre njerezve qe thane keshtu dhe keshtu?“ – duke ua perseritur degjuesve fjalet qe thane keta individe qe erdhen ne shtepine e tij:“Personi i fundit nuk do te martohet me asnje grua. I dyti tha se do te agjeroje çdo dite dhe se nuk do ta le te shkoje asnje dite pa e agjeruar. Dhe tjetri tha se do te falet gjate gjithe nates dhe nuk do te fleje“.
Sidoqofte ishte prej moralit te Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, qe kur qortonte, terhiqte vemendjen dhe i mesonte njerezit, ai i fshehte te metat e atyre qe benin gabime apo gjynahe [duke mos ua permendur emrat e tyre]. Pra ai nuk i tregonte ata por mbante ligjerata te atilla sikurse kjo te cilen ju sapo e lexuat me lart:“Si eshte puna e ketyre njerezve qe thone keshtu dhe keshtu?”. Dhe kjo per arsye se nuk ka perfitim ne permendjen e emrave [per perkujtuesin]. Por nese njerezit e lene dhe ky i le ata, mundesia per t’i perkujtuar ata iken. Keshtu, ne kete situate, dikush duhet ta permende kete hapur tek njerezit. Dhe nuk eshte ashtu siç mendohet prej disa njerezve qe dine rreth urtesise dhe butesise kur urdherojne per te mire dhe largojne nga e keqja, pasiqe ata nuk e kuptojne se butesia nuk e shfuqizon qartesimin e kritikes ndaj atij qe gabon, nese gabimi i tij perfshin nje grup njerezish. Historite e Selefeve tane, te gjitha lavderimet jane per All-llahun, jane te mbushura me transmetime qe japin deshmi mbi kete fakt. Eshte e mjaftueshme per mua qe te permend vetem ate çka dy Shejkhet [Bukhari dhe Muslim] kane transmetuar ne Sahihet e tyre prej hadithit te Abdil-lah Ibni Umer, radiall-llahu anhu, i cili thote:“Umer Ibn Khattab po mbante hutben e se Premtes, natyrisht ne xhamine e Profetit, kur aty hyri nje burre prej Shokeve te te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam; dhe ne tjeter transmetim thuhet se ishte Uthman Ibn Affan. Keshtu Umeri e nderpreu hutben dhe u kthye nga personi qe erdhi me vonese dhe qe s’arriti te vinte me shpejt per te degjuar perkujtimin [dhikrin] dhe hutben e Xhumase. Burri u pergjigj duke thene:“O Prijes i Besimtareve, une nuk bera asgje veçse degjova ezanin, mora abdes dhe pastaj erdha ne xhami“. Dhe ai [Umeri] i tha atij duke e qortuar ate ne nje menyre te pyeturi mospelqyes:“Abdesi gjithashtu, por une e kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, te thote:“Cilido shkon per te falur Xhumane, atehere ai duhet te lahet [te marre gusul]“.
Pika qe ne perfitojme prej ketij transmetimi eshte se ai e qortoi Uthman Ibn Affanin publikisht perpara nje tubimi te madh deshmitaresh, sepse ai erdhi me vonese ne Hutben dhe namazin e Xhumase. Dhe prandaj: Parimi i mesimit dhe perkujtimit te dikujt bazohet ne themelin e “Te fshehurit te gabimeve te njerezve, derisa te jete nje perfitim i cili kerkon qe te behet ne publik”. Ky eshte parimi qe zbatoi i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, kur ai mbajti hutben ne lidhje me ate grupin e njerezve qe erdhen ne shtepine e tij. Keshtu, ai tha:“Si eshte puna e ketyre njerezve qe thone keshtu dhe keshtu?”, duke treguar per ta, porse pa e permendur asnje prej tyre.
Pika eshte ajo se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ka thene:”Sa per mua…”, qe eshte refuzim i thelbit te asaj çfare u tha prej ketyre njerezve qe pretenduan arsyen se Profeti bente adhurim te vogel, sepse All-llahu ia kishte falur gjynahet e shkuara dhe ato te se ardhmes. Keshtu ai tha:“Sa per mua, atehere une i frikesohem All-llahut me shume sesa ju, dhe une jam me i binduri karshi All-llahut. Sa per mua, atehere, vertet une agjeroj dhe nuk agjeroj“, duke nenkuptuar me kete se nuk agjeron gjate gjithe kohes.“ Dhe une falem gjate nates dhe gjithashtu fle”, duke nenkuptuar: une nuk rri tere naten [ne namaz], siç behet prej ketyre ekstremisteve mes adhuruesve qe shtojne dhe provojne te tejkalojne adhurimin e Resulit, alejhi salatu ue sel-lam. Te qendrosh çdo nate [gjithe naten] ne namaz dhe adhurim, ne kijam duke lexuar Kur’an, kjo eshte ne kundershtim me Udhezimin e Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, dhe kjo per faktin se Aishah ka thene, siç transmetohet ne Sahihun e Muslimit:“Profeti, sal-lall-llahu alejhi sel-lam, kurre nuk ka ndenjur nje nate te tere ne ibadet [adhurim]”.
Pra, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, tha, duke na rikujtuar ne, se Feja eshte permbajtje dhe adhurimi eshte permbajtje, dhe nuk eshte as ekzagjerim dhe as neglizhim – “Sa per mua, atehere une jam qe i frikesohem All-llahut me shume sesa ju, dhe une jam me i binduri ndaj All-llahut. Sa per mua, atehere une agjeroj dhe nuk agjeroj, une falem gjate nates dhe flej, dhe une martohem me gra. Dhe kush largohet prej Sunnetit [Tradites] tim, atehere ai nuk eshte prej meje“.
Pra, Sunneti i Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, siç ka ardhur tek ne nepermjet Islamit, eshte ai per te cilin te gjithe Muslimanet jane te obliguar qe ta pasojne. Dhe une ju garantoj se sikur Daudi, alejhi salatu ue selam – i cili ishte adhuruesi me i mire mes njerezve sipas deshmise se te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam – te vinte pasiqe qe ishte derguar Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, me Islamin e tij te persosur e te plotesuar, ai nuk do te ishte i afte qe t’i qarkonte te gjitha veprat e adhurimit qe i solli i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, qofte nepermjet fjalimit te tij, veprimeve apo heshtjes se tij aprovuese. Per kete arsye, aty nuk mbetet ndonje vend [bosh] per Muslimanet qe te shtojne nje veper adhurimi pasiqe All-llahu az-za ue xhel-le e plotesoi Fene e Tij duke derguar Profetin e Tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, me kete Islam te persosur.
Dhe pas te kuptuarit se Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, eshte adhuruesi me i mire mes njerezve, dhe me i binduri dhe qe ai i frikesohet me se shumti All-llahut mes tyre, atehere nuk duhet te kete asgje veç ndjekjes se Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Ne jemi ne te sigurten se ne kurre nuk do te jemi te afte qe te qarkojme adhurimin e te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, perveç rastesisht apo ne periudha te shkurtra kohore. Pra ne jemi plotesisht te paafte ne ndjekjen dhe ne gjurmimin e hapave te Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne adhurimin e tij. Kjo eshte e pamundur persa i perket çdo individi mes njerezve qe erdhen pas Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.
Rrjedhimisht, nuk na mbetet gje perpara nesh, perveç qe te perpiqemi per dy gjera:
1- Qe te mesojme Sunnetin e te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne te gjitha çeshtjet qe na vijne prej Islamit, qofshin ne Akide [Besim] apo ne Ibadet [Adhurim] apo ne karakteristika dhe sjellje. Dhe siç thashe me pare, ne kurre nuk do te jemi te afte qe te bejme me shume se sa imitimin e tij, alejhi salatu ue selam, siç eshte thene:
“Pra imitojini [ata] nese nuk jeni si ata,
Vertet, imitimi i nje te drejti eshte sukses”
Asnje prej nesh nuk duhet te imitoje ndonje prej njerezve perveç tij, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, sepse ai eshte me i persosuri mes njerezve sipas njezeshmerise. Dhe kushdo qe e imiton ate pasiqe ai ka ikur, do te mbulohet nga oqeani i tij i adhurimit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.
Kjo eshte gjeja e pare, qe te njohim Sunnetin e Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, sipas kuptimit me te gjere dhe me te plote. Dhe kjo sipas thenies se Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne hadithin e Enesit ne lidhje me ate grupin e njerezve:“Dhe kushdo qe largohet prej Sunnetit tim, ai nuk eshte prej meje“. Kjo fjali ne kete hadith te pergjithshem nuk i referohet braktisjes se veprave te Sunnetit te keshillueshem, per shembull se ai person nuk eshte prej Profetit. Nuk eshte kjo çfare nenkuptohet prej hadithit. Me sakte, kuptimi i hadithit eshte:“Kushdo qe largohet prej Sunnetit tim“, nenkupton prej Rruges sime dhe prej Menhexhit [Metodologjise] tim ne te gjitha çeshtjet e jetes sime fetare. Ky eshte lloji i personit qe nuk eshte prej tij. Dhe ky lloj personi ndryshon ne varesi te largimit te tij prej ndjekjes se Profetit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.
Keshtu, Sunneti ka dy kuptime:
a) Kuptimi qe eshte fetar dhe qe bazohet ne gjuhen arabe, dhe eshte ajo ne te cilen ishte Resuli, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, dhe ata te cilet e pasuan ate.
b) Kuptimi qe haset ne zakonet e Fukahave [juristeve] ne ndarjen e adhurimit ne dy lloje: Farz [obligim] dhe Sunnet [e keshillueshme]. Sunneti sipas perkufizimit te tyre ketu eshte:“Ai qe e ben ate do te shperblehet per te, ndersa ai qe e braktis nuk do te ndeshkohet per te“.
Sa per personin qe e braktis Sunnetin e Resulit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne kuptimin e pare te tij, d.m.th. Rruga dhe Metodologjia – atehere ky person eshte ne devijim [humbje]. Dhe devijimi i tij mund te jete i madh ose i vogel dhe varet ne afrimin dhe largimin e tij ne ndjekjen e te Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam. Duke u bazuar ne kete, ne s’duhet te kemi nevoje per te korrigjuar dhe prezantuar nje ”risi te mire” ne Islam, duke pretenduar se nuk ka asgje te gabuar me kete bidat. Dhe per arsyen se ne duhet te jemi ne poziten ku deshtojme dhe jemi te paafte ne ndjekjen e Profetit fisnik, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ne çdo gje qe na eshte transmetuar ne lidhje me adhurimin e tij, qofte ai i lidhur me lutjet, dhikret apo faljet. Pra eshte e mjaftueshme qe ne vetem ta ndjekim ate, alejhis-selam, sipas aftesive tona. Ketu une do te doja te permend nje histori te transmetuar prej Bukhariut ne Sahihun e tij, qe ju te kuptoni vleren e thenies se All-llahut:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ, DHE E KAM PERSOSUR MIRESINE TIME NDAJ JUSH, DHE JAM I KENAQUR ME ISLAMIN SI FE E JUAJA“[el-Maide: 3].
Bukhariu transmeton se nje prej rabineve çifute shkoi tek Umer Ibnul Khattab gjate kohes se Khilafetit te tij dhe i tha:“O Emir el-Mu’minine, eshte nje ajet ne Librin e All-llahut, i cili nese do te na ishte shpallur neve, nje grupi prej çifuteve, ne do ta kishim marre diten ne te cilen u shpall ky ajet si nje dite feste [‘Eid]“. Ai [Umeri] pyeti:“Cili eshte ky ajet?” Dhe rabini permendi ajetin:“KETE DITE E PLOTESOVA FENE TUAJ PER JU…“ Tha Umeri:“Ky ajet vertet eshte shpallur ne nje dite feste, ne diten e Xhuma, kur i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam, ishte ne Arafat [dmth. ne Haxhin e tij te lamtumires]. Dhe ky ajet vertet u zbrit ne nje dite te madhe, ne te cilen eshte kombinimi i dy virtyteve dhe i dy festave: Festa e Xhumase dhe Festa e Arafatit.
Perse ky çifut tha:“Sikur te na ishte shpallur neve, ne do ta kishim marre diten ne te cilen u shpall ky ajet si nje dite feste?” Sepse, ai ishte i vetedijshem per madheshtine e kesaj miresie, te cilen All-llahu ua dha sherbyesve te Tij. Por si eshte puna e Muslimaneve sot? Fatkeqesisht, ne nuk po i japim kesaj miresie te madhe rendesine qe i takon. Dhe kjo eshte arsyeja perse ju i gjeni shume njerez ne te shkuaren, ne gjeneratat e para, te cilet i kane mbushur Muslimanet me falje, fjale te dhikrit dhe lutje me te cilat nuk erdhi Profeti, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lam.
Çfare na ka ardhur prej Profetit eshte e mjaftueshme dhe adekuate. Ne fakt, eshte me shume sesa aftesite tona njerezore mund te kapin. Sidoqofte çdonjeri prej nesh merr prej ketij adhurimi ate per te cilen ai eshte i afte per ta bere, dhe ate qe i parshtatet aftesive dhe kapacitetit te tij.v