“Çdokush duhet të ketë lirinë për veshjet e besimit të tij”

ROMË (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Episkopale Italiane (CEI) ,Nunzio Galantino, në lidhje me ndalimin e burkinit ka theksuar se është vështirë të mendohet se një grua që hyn në det do të kryejë sulm, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga CEI e cila është institucioni i kishës katolike më me ndikim në Itali ka ardhur një vlerësim i ndryshëm në lidhje me ndalimin e burkinit (veshjes së plazhit për femrat e mbuluara), në disa bregdete të Francës.

Sekretari i CEI-t, Galantino i cili ka folur për Corriere Della, një prej gazetave me tirazhin më të lartë në vend, ka deklaruar se fjalët dhe tonet e përdorura në këtë çështje janë pak të ulëta dhe ka vënë në dukje se ai ndaj çështjes ka një qasje më ndryshe.

“Duhet të mësojmë të jetojmë së bashku. Kjo në të njëjtën kohë nënkupton edhe njohjen dhe pranimin e simboleve të kulturave të tjera. Këto nuk do të ndikojnë negativisht në kërkesat e sigurisë. Frika kundrejt veshjes së femrave muslimane duket se po bëhet një ‘mjet’”, ka theksuar Galantino.

Duke vënë në dukje se nuk preferon të komentojë në lidhje me qasjen e Francës ndaj laicizmit, Galantino karikaturat e Hebdo i ka cilësuar si “paturpësi e lirë”.

Pasi ka pohuar se është e kuptueshme nevoja për të qenë të kujdesshëm Galantino, u shpre: “Por kjo çështje kërkon sens të përbashkët. Është e vështirë të mendosh se gruaja (e mbuluar) që hyn në det të kryejë sulm. Duhet të kërkojmë përtej sensit të përbashkët për komunitetet muslimane që jetojnë në mesin tonë. Liria për të praktikuar traditat e tyre, nuk duhet të kufizojë sigurinë tonë.”

Duke rikujtuar fjalën e Papa Françeskut 3 muaj më parë në gazetën franceze La Croix “nëse gruaja muslimane dëshiron të vendosë mbulesën ajo këtë duhet ta bëjë”, sekretari i CEI ka theksuar: “Edhe unë shpreh të njëjtën gjë dhe më vijnë në mendje murgeshat tona, nënat tona që deri dje në zonat rurale vendosnin shami. Kjo është e njëjta gjë ashtu siç një katolik dëshiron të vendosë kryqin apo një yahudi kipa. Kjo duhet të mirëkuptohet nëse është e përshtatshme, çdokush duhet të ketë lirinë për të veshur veshjet e besimit të tij. Të vërehen që të mos ketë keqpërdorim të simboleve fetare, por të sigurohet liria e plotë e simboleve fetare.”

Edhe ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, në lidhje me këtë temë, në një radio tha se “Busulla jonë ka qenë përherë në anën e sensit të përbashkët. Ne jemi jashtëzakonisht serioz dhe kryejmë kontrollet tona, nëse është e nevojshme kryejmë ndalimin dhe marrim vendimin për deportim. Por nuk marrim vendime të tilla kundër rendit publik që mund të shkaktojnë provokime. Këto gjëra që kryhen si veprime ideologjike, duken si provokime që mund të hapin rrugë për reagime të ashpëra.”

Artikulli paraprakGazetarja e CNN qanë teksa transmeton lajmin e 5-vjeçarit sirian (VIDEO)
Artikulli vijuesBanorët e Hasanbegut kërkojnë dezinfektim të ambientit