Banorët e Hasanbegut kërkojnë dezinfektim të ambientit

Dymbëdhjetë ditë pas vërshimeve hasanbegasit ankohen se në në shtëpitë e tyre kundërmon erë e rëndë, nuk ka kushte jetese, meqë ajri i papastër dhe mbeturinat e bëjnë të vështirë për të jetuar këtë vend, raporton SHENJA.

Ata kërkojnë që sa më shpejt të kryhet desinfektimi, për të parandaluar epidemitë e rrezikshme.

”Jo nuk ka dezinfektim, nuk ka asgjë. 2-3 ditë punuan por tashmë janë ndalur. Mickojat na mbytën, miza plot, ka shumë për t‘u punuar këtu. Banorët po largohen ngadal prej vendit , po ikin si në kohën e luftës si në 2001, njerëzit janë demoralizuar sikur kur nuk ka jetë më këtu ”, tha një banor i Hasanbegut.

Dezinfektimi në këtë pjesë nuk ka filluar akoma këtë e pohojnë për tv Shenja vet banorët.

”Jo ska fillu, ska as ndihmë asgjë’’, tha një banor tjetër.

Vendi është bërë i paqëndrueshmëm për këta banorë, ata apelojnë për dezinfektim sa më shpejtë.

”Le të vijnë le të dezinfektojnë , le të dërgojnë më shumë mjekë se ka njerëz të sëmurë shumë. Kundërmon erë e rëndë , nuk rrihet as natën as ditën”, u shpreh një banor tjetër.

Për dallim nga Hasanbegu aty ku duhej të jetë dezinfektuar vendi i tërë deri më tani, në Stajkovc po vaksionohen të gjitha kafshët të cilat kanë pësuar gjatë vërshimeve.

Hava Tahiri /SHENJA/

Artikulli paraprak“Çdokush duhet të ketë lirinë për veshjet e besimit të tij”
Artikulli vijuesPesëvjeçari sirian imazhi i të cilit shokoi botën ritakohet me prindërit