Çekët kundër islamofobisë: Mijëra banorë sot drekuan me doner qebab

Mijëra banorë të Republikës Çeke iu bashkuan nismës së sotme për të drekuar doner qebab në restorante në Pragë dhe qytete tjera në mbarë vendin, pronarët e të cilëve, kryesisht janë turq dhe arabë, me të cilat kundërshtuan mesazhet anti-islamike të disa deputetëve në vend, transmeton Anadolu Agjencisë, (AA).

Siç raportojnë mediat çeke, kjo iniciativë demokratike ka për qëllim që qytetarët e Republikës së Çekisë të tregojnë solidaritet dhe dëshirë për të jetuar së bashku me muslimanët të cilët jetojnë në atë vend. Çekët u organizuan nëpërmjet mediave sociale, me iniciativën e quajtur “Me qebab kundër idiotësisë”.

Në javët e fundit disa politikanë të ekstremit të djathtë Çek dërguan mesazhe fyese kundër Islamit dhe muslimanëve. Tomio Okamura, anëtar i partisë “Agimi i demokracisë së drejtpërdrejtë”, e cila ka 14 vende në parlamentin çek, më herët bëri thirrje për protesta anti-islamike. “Çdo qebab që blini, është mbështetje për muslimanët,” tha politikani, duke theksuar se Islami është kërcënim për Republikën Çeke dhe mënyrën e saj të jetesës.

“Ejani të gjithë së bashku, i gjithë kombi në qebab. Ti pushtojmë të gjitha restorantet me qebab. Okamura nuk do na ndalon, nuk mund t’na grabis qebabat tona”, shkruhet në letrën e organizatorëve, ku gjithashtu shton se shumica e muslimanëve nuk janë terroristë.

“Shumica e muslimanëve nuk janë terroristë dhe nuk mbështesin terroristët. Për këtë shkak nuk ka kuptim që ti fajësojmë ata për veprat e disa njerëzve,” thuhet në deklaratën e grupit në Facebook të quajtur “të drekojmë qebab”. Deri më tani, 14.000 Çek premtuan se do hanë qebab për drekë apo darkë, në shenjë proteste kundër sulmeve të fundit ndaj muslimanëve në vend, të cilët përbëjnë një për qind të 10 milionë banorëve të Republikës Çeke./aa/al

Artikulli paraprakIslamabad: Artistët kinezë ekspozuan kaligrafinë islame
Artikulli vijuesZvicër: Plaku 80 vjeçar pranon Islamin sepse një i ri Shqipëtar e mbykqyrte atë