Shefqet Krasniqi: Pse nuk tregova se isha në UÇK?

Komisioni për verifikimin e listave të veteranëve të UÇK-së, në publikimin e listave që ka bërë dje për Zonën e Dukagjinit, ka futur në mesin e shumë veteranëve edhe ish-imamin e “Xhamisë së Madhe” në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.
Mirëpo Krasniqi gjatë një interviste në radio “Pendimi”, ka thënë se nuk ka dashur asnjëherë të tregojë që ka luftuar, transmeton Indeksonline.
“Nuk kam dashur të tregoj që kamë luftuar se jam friksuar se po e humbi sevapin. Unë i kam shërbyer vatanit se vatanit nuk i shërben veç me djersë. Tash kamë hyrë në listë por kurrë s’kam dashur të tregojë e as të bëjë kërkesën për veteran”, ka thënë Krasniqi.
Ai, sipas listave të nxjerra nga Komisioni për verifikim të veteranëve të UÇK-së, del të ketë qenë ushtar i Brigadës 138, “Agim Ramadani”.
Artikulli paraprakLëvizja e tokës në Vodno nga ndërtimi i një hoteli shqetëson banorët
Artikulli vijuesL. Sadikaj e pranon vrasjen e rojës në “Albi Mall”