Kryeministri çek Bohusllav Sobotka, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Millan Hovanec, drejtorin e policisë Tomash Tuhi dhe me ambasadorin e Maqedonisë në Pragë, Paskal Stojçeski sot do të marrin pjesë në ceremoninë solemne të dërgimit të kontingjentit të policëve çekë në Maqedoni.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga kryeqyteti çek, 27 pjesëtarë të njësiteve speciale të policisë dhe dy qen do të ndihmojnë në mbrojtjen e kufirit Maqedoni – Greqi deri më 19 mars të këtij viti.
Çekia deri më tani ka dërguar anëtarë të saj të forcave të sigurisë si ndihmë për vënien në kontroll të krizës së refugjatëve në Hungari dhe Slloveni.