Çekia ofron përvojën e saj lidhur me trajtimin e migrimit ilegal

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy.

Kuçi dhe Silhavy biseduan për nismat konkrete për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Çekisë, me theks të veçantë në sektorin e drejtësisë. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështjet aktuale në Kosovë, ku ndër të tjera temë diskutimi ishte edhe migrimi ilegal i qytetarëve të Kosovës.

Silhavy është shprehur i gatshëm të ndajë përvojën e Republikës Çeke me autoritetet Kosovare në trajtimin e migrimit ilegal. /Telegrafi/

Artikulli paraprakLetrat e që i Dërguari iu drejtoj mbretërve të kohës së tij
Artikulli vijuesXhamia e Sultan Bajazidit u rrënua nga serbët!