Letrat e që i Dërguari iu drejtoj mbretërve të kohës së tij

0
263
Pejgamberi a.s kohë pas kohe ka dërguar letra për thirrje në Islam mbretërve të shteteve të ndryshme si dhe guvernatorëve të qyteteve të ndryshme. Disa nga këto letra kanë mbërritur deri në kohën tonë të ruajtura nëpër muze të ndryshme. Këto letra pra janë ato letra të cilat janë thirrëset për fenë më të nderuar e më të lartë tek All-llahu xh.sh.
 
Këto letra janë shembulli më i bukur i edukatës së lartë, butësisë, faljes dhe mirëkuptimit të Pejgamberit Muhammed Mustafa s.a.v.s.
Pejgamberi a.s që në kohën kur All-llahu xh.sh atë e emëroi Pejgamber dhe i tha në Kuran që “të kam krijuar mëshirë për gjithë botët” e deri sa u nda nga kjo jetë, ka shërbyer me gjithë forcën dhe mundësinë e tij për të përhapur fenë e All-llahut xh.sh. Një nga këto shërbime që pejgamberi a.s gjatë jetës së vet është edhe dërgimi i letrave nëpër Mbretër e Guvernatorë të vendeve të ndryshme nëpër botë. Këto letra të veçanta dhe të pa zëvendësueshme janë bërë shkak që shumë prej njerëzve të hyjnë në Islam. Dhe këtë gjë e ka bërë vetëm mënyra e shkruar e këtyre letrave të cilat janë shkruar plot urtësi e bukuri. Pa tjetër që shkrimi i këtyre letrave është shembull i bukur për gjithë myslimanët nëpër botë.
Pejgamberi a.s në të gjitha letrat që ka dërguar në fillim u ka bërë të qartë të gjithë letër marrësve se All-llahu xh.sh është një dhe se nuk ka të shoqëruar ortak, vetëm Ai meriton të adhurohet e vetëm nga Ai ndihmë kërkohet. Pejgamberi a.s bashkë me këtë u ka shkruar se janë të mbrojtur nga All-llahu xh.sh nëse i bashkohen besimit të vërtetë. Pra u ka bërë thirrje që të besojnë në Zotin e vërtetë.
Pejgamberi a.s pasi i ka ftuar në Islam Mbretërit e guvernatorët në letrat e tij vazhdon dhe u thotë se nëse pranojnë Islamin do të fitojnë sevape të mëdha dhe nëse këtë thirrje ua interpretojnë popujve të tyre atëherë All-llahu xh.sh do ti marri nën mbrojtjen e Tij. Nëse pranoni thirrjen dhe i bindeni urdhrave të mi atëherë do ta gëzoni postin që keni edhe më tutje e do fitoni respektin e gjithë myslimanëve por nëse nuk bindeni atëherë do ti mbani ju mbi kurriz hallet e popullit tuaj e do humbisni postin edhe për këtë botë.
Pejgamberi a.s Katolikëve u ka dërguar letër ku u ka cekur vërsetet e Kuranit në lidhje me marrëdhëniet që duhet të kenë midis njëri-tjetrit pra midis Ehli Kitabit dhe se ku duhet të bashkohen. All-llahu xh.sh në Kuranin Famëlartë thotë: Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zot pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)”! (Ali Imran/64)
Letra e dërguar tek Nexhashiu Mbreti i Habeshistanit.
Rëndësia e letrës që Pejgamberi a.s i ka dërguar Ashamait Nexhashiut të Habeshit është shumë e madhe sepse ky mbret pasi ka biseduar me delegacionin që i ka dërguar pejgamberi a.s dhe pasi ka lexuar letrën ka pranuar ti strehojë myslimanët në vendin e vet. Pra ka ndjekur një politikë afruese e jo një politikë përçarëse. Pejgamberi a.s në letër thotë kështu:
“ Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.
Letër nga i dërguari i All-llahut Muhammedi për Nexhashiun e Habeshistanit.
Po të dërgoj paqen dhe mëshirën e All-llahut i cili është Mbreti i vërtetë, ruajtësi i vërtetë, i shenjti i vetëm që nuk ka shok. Dëshmoj se i biri i Merjemes Isai a.s është fjala dhe i dërguar i All-llahut xh.sh. Të cilin All-llahu xh.sh ia dhuroi Merjemes pa e prekur asnjë mashkull. Kështu është barra e me Isaut a.s. në barkun e Merjemjes. All-llahu xh.sh ashtu siç ka krijuar njeriun e parë Ademin a.s nga fryma dhe shpirti i Tij ashtu ka krijuar edhe Isanë a.s. Po të thërras ty për tek Zoti i vetëm i cili nuk ka shok. Të bëj thirrje të bashkohesh me ne në ndihmë e bindje ndaj Tij. Më ndiq mua, besoi atyre që më vijnë mua. Unë me të vërtetë jam i dërguar i All-llahut xh.sh prandaj të ftoj ty dhe ushtarët që ke përreth të më besoni mua. U këshilloj ti pranoni këshillat e mia kur tu mbërrijnë juve atje. Po të dërgoj nipin tim Xhaferin që e kam nga xhaxhai bashkë me një grup myslimanësh për tek ti. Paqja qoftë mbi ata që udhëzohen në rrugë të drejtë.
Letra që i ka dërguar Pejgamberi a.s Mbretit të Egjiptit Mukavkis.
Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.
Letër nga i dërguari i All-llahut xh.sh për të madhin e Giptive (katolikët e Egjiptit). Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ata që udhëzohen në rrugë të drejtë. Sipas kësaj unë po të bëj ftesë për të hyrë në fenë e vërtetë Islamin. Hyr në Islam që të jesh i mbrojtur deri në fund. Për këtë All-llahu xh.sh ka për të shpërblyer dy herë me sevape. Por nëse mendon ta refuzosh mos harrp se të gjitha gjynahet e popullit tënd do ti kesh në kurriz ti.
Letra e dërguar tek Perandori Bizantin Heraklius.
Pejgamberi a.s në letrën që i ka dërguar Perandorit Bizantin ka shpalosur një shembull të veçantë për ne gjithashtu na ka treguar rrugën më të bukur se si duhet ti kemi marrëdhëniet me Ehli Kitabët. Pejgamberi a.s në këtë letër shkruan vërsetin e 64 të sures Ali Imran ku thotë: “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zot pos All-llahut”! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë (besuam një Zot)”!
Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.
Letër nga i dërguari dhe robi i Al-llahut xh.sh për të parin e Bizantinëve Heraklin. Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ata që hyjnë në rrugën e vërtetë. Të ftoj ty në fenë e vërtetë. Pranoje Islamin që të gjesh qetësinë e vërtetë. Pranoje Islamin që Allllahu xh.sh ta shtojnë vlerën tënde dy fish. Por nëse nuk e pranon atëherë do të ngarkohen edhe gjynahet e popullit tënd në kurriz. Dhe ju o Ithtarët e Librit ejani bashkohuni me ne tek fjala e vërtetë e All-llahut xh.sh. Ne adhurojmë vetëm All-llahun xh.sh. Ne nuk i bëjmë ortak Atij dhe asnjë prej nesh nuk njeh tjetër për Zot përveç Atij. Nëse ata populli yt mundohen ti largohen kësaj thirrjeje thuaju “jini dëshmitar, ne jemi prej myslimanëve, ne jemi të dorëzuarit tek All-llahu xh.sh.
Letra e dërguar Perandorit të Iranit Kisra.
Pejgamberi a.s u ka theksuar të gjithë letërmarrësve se Pronar i çdo gjëje është All-llahu xh.sh dhe se vetë është i dërguar i Tij. Në veçanti atyre që nuk janë ithtarë të librit u ka shkruar mbi besimin në një Zot.
Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.
Nga i dërguari i All-llahut xh.sh Muhammedi për të parin e popullit Iranian Kisrasë: Paqja dhe mëshira e All-llahut xh.sh qoftë mbi ata që besojnë se Zoti është një dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij, që nuk i bëjnë ortak dhe nuk adhurojnë tjetër pos Tij. Po të bëj ftesë të pranosh Islamin. Sepse unë jam dërguar për ti thirrur gjithë popujt në rrugë të drejtë dhe e kam për detyrë tua çoj ftesën të gjithëve atyre që janë në jetë. Tani pranoni Islamin, fitoni qetësinë e lumturinë e vërtetë. Por nëse nuk e pranoni këtë ftesë atëherë do ken
i mbi kurrizin tuaj gjynahet e të gjithë zjarr adhuruesve (mexhusive).
Letër Princave të Umanit Xhaferit dhe Abdit.
Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.
Nga Muhammedi i dërguari i All-llahut xh.sh letër dy pasardhësve të Xhulandës Xhaferit dhe Abdit. Paqja dhe mëshira e All-llahut xh.sh qoftë mbi ata që janë në rrugë të drejtë. U bëj ftesë të dyve që të futeni në Islam. Përqafoni Islamin, shpëtoni nga dënimi. Sepse unë jam i dërguari i All-llahut xh.sh që më ka sjellë në këtë botë për tu bërë thirrje të gjithë popujve për në të drejtën. Tani nëse ju pranoni Islamin do tu jap mundësinë të jeni të parët e vendeve tuaja. Por nëse nuk pranoni Islamin atëherë posti do të largohet shumë larg nga ju, ushtria ime do vijë në shtetin tuaj, ku do ndërtojnë kampin e tyre e atëherë posti juaj do ngeli nën hijen e forcës së ushtrisë së Pejgamberit.
Letër e dërguar Guvernatorit të El Ahsa’së El Mundhir’it.
Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.
Letër nga i dërguari i All-llahut Muhammedi për Mundhir b. Sav’a. Paqja e All-llahut xh.sh qoftë mbi ty. Të ftoj të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij. Të bëj ftesë të falënderosh All-llahun xh.sh. Të kujtoj ty se forca e vërtetë është tek All-llahu xh.sh, kush dëgjon këshillat e mira e ka për veten e vet, e kush nuk i dëgjon po përsëri humb ai vetë. Nëse i bindeni urdhrit të deleguarve të mi, i jeni bindur urdhrit tim. Kush mendon mire për delegatët e mi ka menduar mirë për mua. Pa dyshim që delegatët e mi të kanë lavdëruar ty në sy të popullit tënd. Tani dhe unë të pranoj ty për ndërmjetës midis meje e popullit tënd. Para se të pranosh Islamin çdo gjë dorëzoja delegatëve të mi. Unë fal gjithmonë gabimtarët edhe ti pranoji gabimet e tyre dhe fali. Nëse ti do të sillesh mirë ne nuk do të heqim nga posti që je. Por nëse do ngulni këmbë në besimet e kota si Zjarr adhuruesit dhe Jahudizmi do tu lidhim taksa.
Këto letra për të gjithë botën myslimane janë një shembull se si duhet të jenë lidhjet me Ehl Kitabët e me Mushrikët (Mohuesit).
 
 
 
Ardit Hoxhllaku