Kryetari i ri i serb, Tomislav Nikoliq, ka emëruar të enjten për mandatar të Qeverisë së Serbisë Ivica Daçiq, pasardhësin e Miloseviqit.
Ky hap i kreut i shtetit serb nga autoritetet e Prishtinës është quajtur kthim i Beogradit në vitet e 90’të.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Presidenti i ri serb ka dërguar mesazhin më të keq për vendet fqinje të Serbisë dhe për BE-në.
“Profili i mandatarit Daçiq, dita dhe data e mandatimit të tij, 28 Qershori, që është dita e Vidovdanit, janë mesazhe më të këqija që Beogradi ia dërgon jo vetëm Republikës së Kosovës si fqinjë direkt i saj, por të gjitha vendeve të ish-Jugosllavisë dhe vendeve të rajonit, të cilat në vitin 2012 janë në rrugë drejt integrimit në BE”, ka thënë Hoxhaj për Express.
Presidenti serb Nikoliq, që udhëheq Partinë Përparimtare të Serbisë, ka vendosur të përsëritë koalicionin e viteve të 90’të, kur në pushtet kanë qenë dy kriminelët Slobodan Miloseviq dhe Vojislav Seselj.
Në kohën e udhëheqjes së Serbisë nga Miloseviq – Seselj kanë ndodhur luftërat në Kroaci, Bosnje e Kosovë dhe është kryer gjenocid ndaj civilëve të vendeve të ish-Jugosllavisë.
Megjithëkëtë, Ministri i Jashtëm i Kosovës thotë se BE duhet të mos e lejojë Serbinë të dalë nga rruga europiane.
Mirëpo, mandatari për të krijuar Qeverinë e re të Serbisë, Ivica Daçiq pas takimit me Nikoliqin ka thënë se me gjithë bashkimin e nacionalistëve, Beogradi do të ecë drejt BE-së.
“Kjo Qeveri nuk do të thotë kthim në politikën e viteve të 90’të. Ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Po që se kisha dashur, këtë do ta bëja në katër vitet e kaluara”, ka thënë Dacic, që ka udhëhequr Ministrinë e Punëve të Brendshme./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Arrestohen dy hajna që vodhën KEK-un
Hetuesit e stacionit policor të Obiliqit dje kanë arrestuar dy persona të dyshuar për një…
By
1 Min Read
Flamuri jonë, harta zëvendësohet nga autobusi (Foto)
Ikja e kosovarëve po vazhdon. Pavarësisht thirrjeve të politikanëve vendas dhe ndërkombëtarë për mos kërkimin…
By
1 Min Read
Hoxhë Shefqeti tregon për luftën e Kosovës
Ish imami i xhamisë së madhe, dr. Shefqet Krasniqi në një video që po qarkullon…
By
1 Min Read
Kosova me 50 mijë analfabetë klasikë
Përderisa sot më shumë se kurr më herët egzistojnë shkolla që nga nivelet më të ulta e…
By
0 Min Read
Arrestohen "shefat" e Agjensionit Kosovar për Produkte Mjekësore
Policia e krimeve ekonomike të hënën i ka arrestuar dy zyrtarë të lartë të Agjencisë…
By
2 Min Read
Konfirmohet vrasja e 19-vjeçarit në Obiliq
Nga Policia e Kosovës është konfirmuar, nëpërmes raportit policor, vrasja në fshatin Lajthishtë në Obiliq.…
By
1 Min Read
