Celulari i ri 5-inç i Lenovos do të jetë 1080p me dy karta

Tashmë duhet ta keni dëgjuar se HTC, Sharp dhe Oppo kanë një karakteristikë të përbashkët: rezolucionin 1080p në celularët e tyre 5-inç.

Mesa duket, Lenovo do të jetë kompania e rradhës që do t’i shtohet listës VIP.

Gjatë këtyre ditëve u panë në internet disa foto (por që tashmë janë fshirë) të cilat tregonin triumfin e ri të Lenovo-s, celularët 1080p me Android.

Ashtu si shumë celularë të tjerë në Kinë, edhe ai do të ketë karakteristikën e të pasurit të dy kartave SIM (në foto tregohet lidhja me China Telecom CDMA2000 dhe China Mobile’s 2G).

Gjithsesi, nuk konfirmohet nga ndonjë burim i sigurt se ekrani do të jetë 5 inç megjithatë jepet një rang vlerash nga 4.5 inç deri në 5.5 inç. Celularët e sotëm me rezolucion 1080p kanë ekrane 5 inç; 440ppi nga Sharp dhe JDI.

Nga raportimet thuhet se telefoni është aktualisht në fazën e testimit të verifikimit dixhital, e cila nuk zgjat shumë, prandaj së shpejti mund të presim deklaratat zyrtare nga Kina. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakObama arrin në Birmani
Artikulli vijuesJa se si ta përdorni për 2 muaj Microsoft Office 2013