Obama arrin në Birmani

Presidenti amerikan Barak Obama u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së, që viziton Birmaninë (e njohur edhe si Mianmar).

Obama pritet ta mbajë një fjalim në Rangun (i njohur edhe si Yangon).

Shtëpia e Bardhë lëshoi fragmente nga fjalimi në të cilin Obama do të thotë, se “kam ardhur për të mbajtur premtimin tim, dhe të zgjasë dorën e miqësisë”, por do të theksojë se “ky udhëtim sapo ka filluar, dhe ka shumë rrugë për të bërë”.

Udhëheqësit e Birmanisë kanë prezantuar reformat që synojnë përmirësimin e të drejtave të njeriut, të cilat janë shkelur gjatë dekadave të rejgimit ushtarak.

Zyrtarët amerikanë theksojnë se vizita e Obamës është një shenjë e mbështetjes për këto reforma. Obama takon presidentin Thein Sein dge drejtuesen e opozitës Aung Sun Su Ki. /BS/kohaislame

Artikulli paraprakGaza – Të paktën 10 të vdekur nga bombardimet izraelite
Artikulli vijuesCelulari i ri 5-inç i Lenovos do të jetë 1080p me dy karta