Ceremonia e varrimit të Dijamant Zabërgjes që u vra në Munih (Foto)

Ka nisur tashmë ceremonia e varrimit të Dijamant Zabërgjës, kosovarit që mbet i vrarë nga sulmi në afërsi të një qendre tregtare në Munih të Gjermanisë.

Shumë familjarë të tij kanë ardhur nga Gjermania dje, derisa në fshatin Ropicë të Vushtrrisë ku do të pushoj trupi i 21 vjecarit janë mbledhur shumë familjarë e shokë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, raporton Indeksonline.

Lotët, rënkimet dhe lutjet e familjarëve të tij nuk po ndalen tash e disa. /Indeksonline/

………………………………….

Familjarët e Dijamantit i japin përshëndetjen e fundit më të dashurit të tyre (Foto)

Pas mbërritjes së kufomës gjatë orëve të vona të natës familjarët e Dijamant Zabërgja janë duke i dhënë sot përshëndetjen e fundit më të dashurit të tyre.

Dijamanti 21 vjeçar, ishte njëri nga viktimat e sulmit të javës që shkoj në Munih të Gjermanisë, dhe njëherish njëri nga tre shqiptarët që humbi jetën, raporton Indeksonline.

Ndërsa sot familjarët e tij shihen tejet të pikëlluar për humbjen e tij duke i dhënë lamtumirën e fundit tejet të dhimbshme./Indeksonline/

Artikulli paraprakLajmërim: Xhamitë edhe pas Ramazanit janë të hapura, ju mirpresin!
Artikulli vijuesAmbasade Turke ia terheq vërejtjen Berat Buzhales