Ç’është dawa e vërtetë Islame

(Shkëputur nga kaseta me titullin “da’uetuna”,

të Shejh Muhammed Nasiruddin Albani)

Vetëm Allahut i përkasin lëvdatat. Atij i shprehim mirënjohje e falenderime të pafund dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e mbështetje. Atij i drejtohemi për mbrojtje, Atij i lutemi plot përulësi për falje të gabimeve tona. Të devotshmin që Allahu e udhëzon në të vërtetën askush e asgjë nuk mund ta lëvizë nga udha; Mizorin që Allahu e lë të humbur e në errësirë askush e asgjë nuk mund ta udhëheqë në shtegun e së drejtës. Dëshmoj se, veç Allahut, nuk ka hyjni që të meritojë të adhurohet dhe dëshmoj, gjithashtu, se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Nuk ka dyshim se fjalët më të mira janë fjalët e Allahut e udhëzuesi më i mirë në të Vërtetën është udhëzimi i Muhamedit r, se gabimet më të mëdha janë shpikjet në Fe; çdo shpikje e tillë përbën bidat, çdo bidat është humbje e çdo humbje çon në zjarr.

…Unë nuk jam asgjë më tepër sesa një nxënës i dijes dhe çdo nxënës i dijes duhet të ketë parasysh fjalën e profetit r:

“Komunikoni prej meje qoftë edhe një fjalë! Tregoni edhe prej (të dhënave të) bijve të Izraelit dhe s’ka problem; por kushdo që gënjen për mua me vetëdije le të përgatisë ndenjësen e tij në zjarr”

Duke u mbështetur në këto fjalë dhe duke iu përgjigjur këtij teksti profetik e plot teksteve të tjera të shumta, transmetuar në Librin e Allahut dhe në hadithet e të dërguarit të Allahut r, marrim mundimin t’u komunikojmë njerëzve atë që ndoshta nuk e dinë dhe kjo jo se kemi arritur që të tjerët të kenë mendim të mirë për ne. Çështja nuk është kështu. Kur dëgjoj fjalë të tilla, më kujtohet një shembull i vjetër mjaft i njohur mes letrarëve: “me të vërtetë bugathja në tokën tonë bëhet shqiponjë” Ndoshta ndonjëri nuk e di se qëllimi i kësaj fjale është që të shprehë se bugathja është një zog i vogël që s’ka vlerë, por që shndërrohet në shqiponjë tek njerëzit për shkak të injorancës së tyre ndaj forcës së shqiponjës dhe madhështisë së saj. Ky shembull është më se i vërtetë për shumë njerëz, të cilët thërrasin me të drejtën e të vërtetën apo pa të drejtë e gabim në Islam. Porse Allahu e di se toka është zbrazur, e gjithë toka islame përveç individëve të pakët, për të cilët ia vlen të thuash se filani është dijetar; siç ka ardhur në hadithin sahih të cilin e ka përmbledhur Imam Buhari në sahihun e tij, hadith që transmetohet nga Amr ibn El As r.a., i cili thotë: “Tha i dërguari i Allahut r: “Vërtetë Allahu nuk e largon dijen duke e larguar atë nga gjokset e dijetarve, por e merr dijen duke marrë dijetarët (me vdekjen e tyre) derisa të mos mbeten më të tillë e atëherë njerzit do të marrin koka injorante e do t’i pyesin e ata do të përgjigjen (japin fetva) pa dije, do të humbasin vetveten dhe të tjerët “. Kur do Allahu që të marrë dijen, nuk e shkul atë nga gjokset e dijetarve derisa të bëhet dijetari sikur nuk ka mësuar asnjëhërë. Jo! Nuk është kjo prej ligjit të Allahut xh.sh. për hirë të kënaqësisë së Allahut.

Allahu xh.sh është gjykues i drejtë; nuk e merr dijen nga kraharorët e dijetarve të vërtetë, porse ligji i Allahut ka rrjedhur në krijesat e Tij që ta marrë dijen me marrjen dijetarve (me vdekjen tyre) ashtu siç bëri me më të mirin e dijetarve, të profetëve dhe të dërguarve, Muhamedit r, derisa të mos mbeten më dijetarë e njerëzit të lartësojnë koka injorante, të cilët do të pyeten dhe do të japin fetva pa dije dhe do të humbin vetveten e të tjerët. Kjo nuk do të thotë se Allahu xh.sh. do ta zbrazë tokën nga dijetarët aq sa të mos ketë më asnjë dijetar që të jetë bartës i argumenteve të Allahut ndaj njerëzve, por kuptimi i kësaj është se sa më shumë rrjedh koha, aq më tepër pakësohet e cungohet dija (dija e fesë) derisa të mos mbetet në faqe të tokës askush të thotë: Allah, Allah”. Këtë hadith e dëgjoni shpesh dhe është një hadith sahih, “Nuk do të bëhet Kjameti për derisa në faqe tq tokës ka (ende njerëz) që thonë ‘Allah, Allah’”.

Shumë prej atyre që i përmend hadithi i mëparshëm se Allahu e merr dijen duke marrë dijetarët derisa të mos mbetet dijetar dhe njerëzit të marrin koka injorante, prej këtyre koave janë edhe ata që e komentojnë Kuranin dhe Sunnetin me komente të kundërta me ato të dijetarve. Nuk them vetëm të dijetarve të hershëm, por edhe ata të më vonshmit gjithashtu. Sepse ata argumentojnë me këtë hadith “Allahu , Allahu” për të treguar se lejohet, madje është e pëlqyer përmendja e Allahut (dhikr) me vetëm një fjalë; “Allah, Allah”, por që të mos gënjejë veten ndonjëri, kushdo qoftë ai, kur dëgjon të tillë hadith me këtë interpretim. Mu duk e arsyeshme që, qoftë edhe shkarazi, t’u përmend vëllezërve të pranishëm se ky interpretim është i pasaktë së pari, sepse sqarimi i tij është bërë në një rivajet tjetër nga i dërguari i Allahut r dhe së dyti, sepse nëse ky komment do të ishte i saktë, atëherë do të kishin vepruar kështu në praktikën e tyre të jetës të parët tanë të mirë(selufuna salih), Allahu qoftë i kënaqyr prej tyre! E pra, përderisa nuk e kanë bërë, atëhërë tregon mosaprovimin e tyre ndaj këtij komenti e rrjedhimisht pasaktësinë e tij. E si do të reagonin kur kësaj i bashkohet edhe transmetimi tjetër, në të cilin, siç thuhet, është edhe pika kryesore. Imam Ahmedi e transmeton këtë hadith në musnedin e tij me zinxhir transmetimi të saktë me fjalët: Nuk do të bëhet Kjameti duke pasur në tokë (nga ata) që thonë la ilahe il Allah”. Atëherë ky është synimi nëpërmjet fjalës së përsëritur Allah, Allah, në transmetimin e parë.

Ajo që është për t’u vënë në dukje është se bota sot, për fat të keq, është zbrazur nga dijetarët që mbushin këtë tokë të gjerë me dijen e tyre dhe që e përhapnin atë në rradhët e ymetit të tyre. Gjendja sotka ardhur në një pikë të tillë që, siç thuhet në një shembull: Dhe kur numëroheshin ishin të pakët, e sot janë bërë më të pakët se të paktët.

Ne shpresojmë prej Allahut xh.sh. që të na bëjë neve prej kërkuesve të dijes, të cilët më të vërtetë anojnë nga dijetarët dhe ecin ndershmërisht në rrugën e tyre.

Kjo është ajo që shpresojmë prej Allahut xh.sh. që të na bëjë prej atyre nxënësve që ndjekin atë rrugë për të cilën Profeti r tha: “Kush ndjek një rrugë për të marrë në të dije, ndjek me të Allahu një rrugë për (ta futur ) në Xhenet.” Kjo më hap mua një derë për të folur për këtë dije, e cila përmendet në Kuran mjaft shpesh, siç është p.sh. fjala e të Lartësuarit:

” هل يستوى الذين يعلمون و الذين لا يعلمون

“A janë të njellojtë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” {Zumer : 9 }

dhe përsëri fjala e Tij:

يرفع الله الذين ءآمنوا منكم و الذين أوتوا العلم درجات

“Allahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe ata që kanë dije në grada (të larta)” Kurani 58:11

Ç’është, pra, kjo dije, pasuesit dhe zotëruesit e së cilës Allahu i lëvdon? Përgjigja është ashtu siç thotë Imam Ibnu’l Kajim El Xheuzije, nxënësi i shejhu’l-islam Ibni Tejmijes: “Dija është çfarë thotë Allahu, thotë i dërguari i Tij, thonë sahabet…”

Dija, pra, siç e kuptojmë prej këtyre fjalëve dhe vargjeve, rradhën e së cilës e dëgjojmë në fjalët e poetëve – sepse poezitë e dijetarëve janë ndryshe nga ato të poetëve – e pra ky dijetar, që ka aftësi edhe poetike, gjithashtu thotë: “Dija është ajo që thotë Allahu – në rradhën e parë, thotë i dërguari i Allahut – në rradhën e dytë, thonë sahabet – në rradhën e tretë.” Pikërisht për këtë unë do të flas në këtë mbrëmje të mirë e të bekuar, In shaAllah.

Kjo fjalë e Ibn Kajimit na kujton një të vërtetë të rëndësishme që për kaq kohë është mospërfillur e neglizhuar ngat shumica e duatëve (thirrësve) që veprojnë sot në emër të ftesës në Islam. Cila është kjo e vërtetë ? Dihet mjaft mirë ndër të gjithë këta duatë se Islami është libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarit të Allahut r dhe që kjo është mëse e vërtetë nuk ka pikë dyshimi, porse kjo nuk mjafton!

Kjo pamjaftueshmëri lidhet me atë që na tregon Ibn Kajimi në vargjet e tij të mëparshme, kur përmendi pas Kuranit dhe Sunnetit edhe sahabet: Dija është çfarë thotë i dërguari i Tij, çfarë thonë sahabet…

Sot rrallë dëgjojmë që ndonjë të përmendë bashkë me Kuranin dhe Sunnetin edhe sahabet. Dhe ata, siç e dimë që të gjithë, janë kreu i selefëve (të parve), për të cilët kanë ardhur hadithe muteuatir1[1] nga Profeti r, siç është fjala e tij: “Njerëzit më të mirë janë brezi im (shekulli më i mirë )”. Në Sunnetin e vërtetë, në dy sahihet (sahihët e Buhariut dhe Muslimit) dhe në libra të tjerë referues të hadithit dhe Sunnetit janë përmendur fjalët: “Njerëzit më të mirë janë brezi im, e më pas ata që vijnë pasë tyre e më pas ata që vijnë pas tyre.”

Këta sahabe që janë krye të tre brezave, për të cilët është dëshmuar për mirësi, imam Ibni Kajjim el-Xheuzije ia ka bashkangjitur, kështu, Kuranit dhe Sunnetit. A ishte kjo bashkangjitje që ai bëri një opinion apo një ixhtihad, apo deduksion që mund te jetë paraqitur gabim (sepse çdo kalë i kuq e ka një huq, për të mos thënë huqe)? Përgjigja është jo. Kjo nuk është prej deduksioneve, as ixhtihadeve dhe nuk ka mundësi që të jetë e gabuar, por është e mbështetur në Librin e Allahut dhe hadithin e të Dërguarit të Allahut r. Përsa i përket Kuranit, është fjala e Zotit tonë në Kuranin e madhnueshëm:

و من يشاقق الرسول من بعد ما تبيّن له الهدى و يتبع غير سبيل المؤمنين نولّه ما تولى و نصله جهنم و سآء ت مصيرا

“Kush i kundërvihet të Dërguarit pasiqë i është bërë e qartë e vërteta DHE NDJEK RRUGË TJETËR NGA AJO E BESIMTARËVE, ne e lemë në atë që ka zgjedhur dhe e fusim në Xhehenem. Përfundim i keq është ai.” (Nisa 115)

Nuk mjaftohet Zoti ynë në ajet -dhe nëse do ta bënte do të kishte të drejtë- duke thënë: e kush i kundërvihet të dërguarit pasi i është bërë e qartë e vërteta, ne e lemë në atë që ka zgjedhur… , porse tha për një arsye të madhe që ne tani po nisim ta shpjegojmë dhe qartësojmë. Ai tha: “…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve…”:

“Kush i kundërvihet të Dërguarit pasiqë i është bërë e qartë e vërteta DHE NDJEK RRUGË TJETËR NGA AJO E BESIMTARËVE, ne e lemë në atë që ka zgjedhur dhe e fusim në Xhehenem. Përfundim i keq është ai.”

Ky ajet ju lutem që të jetë i ngulitur në mendjet dhe zemrat tuaja e të mos harrohet për asnjë çast prej jush, sepse në të ndodhet e vërteta, e drejta ashtu siç po e shqiptoni. E kështu do të shpëtoni së devijuari majtas e djathtas dhe nuk do të jeni qoftë edhe në një pjesë apo çështje të vetme nga ndonjëri prej grupeve jo të shpëtuar, për të mos thënë prej grupeve të humbura. Profeti r thotë në hadithin e mirënjohur, dhe po mjaftohem të përmend prej tij atë që na mjafton këtu dhe që dëshmon: “…e do të përçahet ymeti im në shtatëdhjetë e tre grupe; të gjithë në zjarr, përveç njërit. I thanë, -cili është ai (grup), o i Dërguari i Allahut? Tha: Ai është xhemati.” Pra xhemati është rruaga e besimtarëve.

Hadithi, nëse nuk është shpallje e drejtëpërdrejtë e Allahut në zemrën e Profetit r, atëherë është nxjerrë nga ajeti i mëparshëm: “…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve…” Nëse gjendja është e tillë për atë që kundërshton të Dërguarin dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, ai kërcënohet me zjarr dhe anasjelltas: kush ndjek rugën e besimtarëve, atij i është premtuar Xheneti pa asnjë dyshim. E pra i Dërguari r, në të përgjigje të pyetjes se kush është grupi i shpëtuar, tha: “xhemati”, ndërsa xhemati nuk është tjetër veçse grupi i myslymanëve. Na vjen edhe një transmetim tjetër që e përforcon këtë kuptim, madje shton edhe qartësinë e shpjegimit; Profeti r, përsëri në përgjigje të pyetjes se cili është grupi i shpëtuar, thotë: “është Ai që ndodhet në (rrugën) time dhe të sahabeve të mi.” E pra atëherë “dhe sahabeve të mi” është rruga e besimtarëve. Kur Ibn Kajim tha në atë që përmendëm më parë: dhe thonë sahabet, e ata janë shokët e profetit r atë nuk e nxorri nga tjetër gjë veçse nga ajeti i sipërpërmendur dhe nga ky hadith. Po kështu edhe nga hadithi i mirënjohur i Irbad ibn Sarije r.a., nga i cili po mjaftohem tani vetëm me atë që përbën pjesën dëshmuese, sipas të cilës thotë Profeti r:” Ju e keni detyrim Sunnetin tim dhe Sunnetin e kalifëve të drejtë e udhëzues që vijnë pas meje” Atëherë, pra, edhe këtu kemi të njëjtën gjë si në hadithin para tij dhe ajetin e mëparshëm. Nuk thotë Profeti r “Ju e keni detyrim Sunnetin tim”dhe kaq, por ai i shtoi Sunnetit të tij Sunnetin e kalifëve të drejtë. Që këtej mund të konkludojmë se kjo është e rëndësishme veçanërisht në këtë kohë, në të cilën po përplasen opinionet, mendimet dhe mez’hebet e po shtohen partitë e xhematet saqë shumë prej të rinjve myslymanë jetojnë të pavendosur e nuk dinë në cilin xhemat të anëtarsohen. Këtu vjen përgjigja në ajetin dhe dy hadithet e përmendura; ndiqni rrugën e besimtarëve; rrugën e besimtarëve në kohën e sotme? Përgjigja është jo. Është fjala për rugën e besimtarëve të kohës së parë, kohës së sahabeve, të parëvë tanë të mirë (selef’u-salih). Ata meritojnë të jenë prijësit tanë, të cilët duhet t’i ndjekim dhe askënd tjetër në faqe të tokës përveç tyre. E pra da’ua jonë ngrihet mbi tri shtylla: mbi Kuranin, Sunnetin dhe pasimin e të parëve të mirë (selef’u-salih). Kushdo që pretendon Kuranin dhe Sunnetin, por nuk ndjek të parët e mirë (selef’u-salih) dhe thotë me gjuhën e veprave e ndoshta shprehet edhe me gojën e tij: Ata janë njerëz sikurse edhe ne jemi njerëz2[2], s’ka dyshim se do të jetë në rrugë të shtrembër e në humbje. Pse? Sepse ai nuk i mori para sysh këto argumente që ju përmendëm më sipër. A ka ndjekur rrugën e besimtarëve? Jo. A ka ndjekur sahabet e Profetit fisnik r? Jo. Kë ka ndjekur atëherë? Ka ndjekur mendjen e vet, për të mos thënë tekat e veta. Mos vallë mendja e tij është e pagabueshme? Pa dyshim që jo. Atëherë ai vetëm ka humbur qartas.

Unë kam bindjen se shkaku i mospajtimeve të shumta të trashëguara mes fraksioneve të vjetra dhe mospajtimeve të lindura në ditët e sotme është çështja selef’u-salih. Shumë pretendojnë se ndjekin Kuranin dhe Sunnetin. Shpesh po dëgjojmë të rinj të pavendosur që të thonë: “Mor vëlla, këta thonë Kurani e Sunneti; edhe ata të tjerët thonë Kurani dhe Sunneti. Cili është gjykimi ndarës?” U themi: “Është Kurani, Sunneti dhe menhexhi (metodologjia) i të parëve tanë të mirë (selef’u-salih).” Kushdo që mbështetet mbi Kuranin dhe Sunnetin pa u mbështetur tek selef’u-salih nuk është mbështetur aspak tek Kurani e Sunneti, por është mbështetur tek mendja, për të mos thënë tek tekat e veta personale.

Prej zakonit tim është që të jap disa shembuj për të bërë sa më të qartë këtë çështje, madje këtë bazë të rëndësishme e që është “dhe në rrugën (menhexh) e të parëve tanë të mirë.” Na transmetohet nga Faruku, Omer ibn-el Hattab r.a., i cili thotë: “Nëse ju polemizojnë juve ndjekësit e tekave e të bidadit me Kuran, atëherë përgjigjuni atyre me Sunnet. Sepse Kurani përmaban mundësinë e këndvështrimeve të ndryshme.” Pse e tha Omeri këtë fjalë? Po ju them, për këtë arsye thotë Allahu xh.sh. në Kuran, duke iu drejtuar Profetit të tij:

و أنزلنآ اليك الذكر لتبين للناس ما نزل اليهم

“Dhe ta zbritëm ty Kuranin që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre.” (Nahl 44)

A mundet një myslyman arab, i cili është, siç thuhet, Sibeueji3[3] i kohës së tij për shkak të njohjes së gjuhës arabe, të letërsisë dhe formës së saj, ta kuptojë Kuranin pa pasur nevojë për udhëzimet e Profetit tonë r? Përgjigja është jo. Në të kundërt fjala e Allahut “që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre” do të kish qenë vetëm një tallje. Hasha! (e papranueshme!) Në fjalët e Allahut nuk mund të ketë tallje! Atëherë kushdo që mundohet të kuptojë Kuranin pa udhërrëfimin e Profetit r veçse ka rrëshqitur në një humbje të largët. A ka mundësi ky njeri që të kuptojë Kuranin dhe Sunnetin pa pasur nevojë për udhëzimin e sahabeve? Përgjigja është përsëri jo. Kjo sepse janë ata që na i përcollën së pari fjalët e Kuranit, të cilin e zbriti Allahu në zemrën e Muhammedit r dhe së dyti na përcollën neve shpjegimin e tij, i cili u përmend në ajetin e mëparshëm, si dhe mënyrën se si ai e praktikoi Kuranin.

Këtu më duhet pa tjetër të qëndroj pak. Shpresoj që ky qëndrim të jetë i shkurtër. Sqarimi i Profetit r është tri llojesh: nëpërmjet fjalëve të tij, veprimeve të tij dhe aprovimit të tij. Fjalët e tij kush janë ata që na i transmëtojnë? Sahabet e tij. Veprimet e tij kush na i transmeton? Sahabet e tij. Aprovimin e tij kush na e transmeton? Sahabet e tij. Për këtë arsye ne nuk mund të shkëputemi nga kuptimi i Kuranit dhe i Sunnetit duke u mbështetur vetëm në aftësitë tona gjuhësore. Kjo nuk do të thotë se për gjuhën s’kemi nevojë, jo. Ne jemi plotësisht të bindur se joarabët, të cilët nuk e zotërojnë gjuhën arabe kanë rënë në gabime të shumta , e vçanërisht kur kanë rënë në gabim në lidhje me këtë bazë, duke mos u kthyer (në të kuptuarit e tyre ) tek selefët (të parët e mirë ) për të kuptuar Kuranin dhe Sunnetin. Me këtë nuk nënkuptojë mosmbështetjen tek gjuha, kjo ështe e pamundur, sepse nëse duam të kuptojmë fjalët e sahabeve, patjetër duhet të kuptojmë gjuhën arabe ashtu siç është e domosdoshme gjuha për njohjen e Kuranit dhe Sunnetit. Porse ne po themi se sqarimi i Profetit r, i përmendur në ajetin e mësipërm, ndahet në tre lloje: fjalë, veprim dhe aprovim. Po japim një shembull, ose më tepër, nëse është e nevojshme, për të bërë sa më të qartë këtë lloj ndarjeje, që është një çështje reale plotësisht e padyshimtë, kemi fjalën e Allahut xh.sh.:

السارق و السارقة فاقطعوا أيديهما و

“Vjedhësit dhe vjedhëses prituani duartë” (Maide : 38)

Shikoni tani se si nuk mund të mbështetemi vetëm tek gjuha në të komentuarit e Kuranit. Vjedhësi, në pikëpamje gjuhësore, është kushdo që vjedh një mall nga një vend i ruajtur, çfarëdo qoftë ky mall; edhe pa ndonjë vlerë të veçantë, vezë, për shembull, apo ndonjë qindarkë. Ky, nga ana gjuhësore, quhet vjedhës. Thotë i Lartësuari: “Vjedhësit dhe vjedhëses prituani duartë”. A i pritet dora çdo njeriu që vjedh? Përgjigja është “jo”. Përse? Sepse sqaruesi, i cili mori përsipër këtë shpjegim, është i Dërgurai i Allahut r e ai na e ka bërë të qartë neve se kush janë ata hajdutë, të cilëve u pritet dora: “Nuk ka prerje (dore) përveçse për çerek dinari e sipër”4[4]. Kushdo që vjedh diçka me një vlerë më të ulët ses çereku i dinarit, edhe nëse, nga ana gjuhësore quhet “vjedhës”, nga ana e Sheriatit nuk llogaritet si vjedhës. Atëherë që këtu arrijmë në një përfundim shkencor, me të cilin shumë nga studentët e dijes janë të panjohur. Pra, ne kemi gjuhën arabe të trashëguar dhe gjuhën e Sheriatit (terminologjinë legjislative), e cila e ka prejardhjen nga Allahu dhe arabët që flisnin gjuhën, në të cilën zbriti Kurani, ishin të panjohur me këtë lloj terminologjie. Kur thuhet “vjedhës” nga ana gjuhësore, përfshihet çdo vjedhës, por kur përmendet vjedhësi nga ana ligjore, nuk përfshihet çdo vjedhës, por vetëm ai që vjedh çerek dinari e sipër. Atëherë këtu kemi një shembull praktik se si ne s’mund të jemi të pavarur në të kuptuarit e Kuranit e Sunnetit vetëm duke u mështetur në njohjen nga ana jonë të gjuhës arabe. Kjo është një mangësi që vihet re tek shumë kalemxhinj të sotëm. Kur përdorin vetëm aftësinë e tyre njohëse të gjuhës arabe në interpretimin e ajeteve kuranore dhe haditheve profetike, i interpretojnë ato duke na servirur tefsire bid’ad, të panjohura më parë nga myslymanët. Për këtë arsye duhet të kuptojmë se da’ua e vërtetë e Islamit mbështet në tri shtylla: Kurani, Sunneti dhe ruga e ndjekur na të parët tanë të mirë (selef-u salih).

“Vjedhësit dhe vjedhëses…”; atëherë nuk komentohet ky ajet sipas rregullsive të gjuhës së folur, por sipas gjuhës së Sheriatit, e cila thotë: “Nuk ka prerje (dore) përveçse për çerek dinari e sipër”. Allahu, në vazhdim të ajetit të sipërpërmendur, thotë: “…prituani duartë!” Cila është dora sipas gjuhës? Sipas gjuhës, dora shtrihet nga shpatulla deri tëk majat e gishtërinjve. Në ç’masë pritet? Këtë gjë e sqaroi i Dërguari i Allahut r në veprimtrinë e tij. Ne nuk kemi ndonjë hadith që të na bëjë të ditur vendin e prerjes drejtpërdrejt përmes fjalëve, por kemi një shpjegim të mbështetur në vetë praktikën e Profetit r. Si e njohim ne këtë zbatim praktik? Prej të parëve tanë të mirë, sahabeve të Profetit r. Ky, pra, është lloji i dytë; shpjegimi me anë të praktikës.

Ndërsa lloji i tretë është aprovimi i Profetit r për diçka që as nuk ndalohet e as nuk qortohet prej tij. Ky lloj aprovimi nuk është as fjalë e as vepër e tij, por është një veprim, të cilin e kryen dikush tjetër, kurse reagimi i Profetit r për këtë konsiston në të vëzhguarit dhe të aprovuarit e tij. Kur shihte diçka dhe heshtte, pra aprovonte, kjo shndërrohej në diçka të aprovuar dhe të lejuar, ndërsa kur shihte diçka dhe tërhiqte vërejtje ndaj saj, edhe nëse ajo bëhej nga ndonjë prej sahabeve, por vërtetohet se ai e ka ndaluar, atëherë kjo gjë e ndaluar prej tij ndryshon plotësisht nga ajo që ai e aprovonte. Po ju jap një shembull. Transmetohet nga Abdullah ibn Omeri r.a.: “Pinim në këmbë e hanim në ecje e sipër në kohën e të Dërguarit të Allahut r.” Na tregon Abdullahu në këtë hadith për të pirët duke qenë në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur, si dhe na bën të ditur se kjo ndodhte në kohën e Profetit r. Cili, pra, është vendimi i Sheriatit për këto dy gjëra? Nëse zbatojmë fjalët tona të mëparshme, le të mundohemi të nxjerrim normën e Sheriatit për këtë gjë, natyrisht duke pasur parasysh pa tjetër diçka: njohja e fjalëve të Profetit r, praktikës dhe aprovimit të tij. Nëse i kthehemi Sunnetit Sahih në lidhje me çështjen e parë, me të cilën janë sprovuar shumë, për të mos thënë shumica e myslymanëve, duke kundërshtuar fjalët e Profetit r e që është të pirët në këmbë.

Kanë pirë në këmbë, kanë mbajtur flori, kanë veshur mëndafsh. Këto janë disa të vërteta, të cilat nuk mund të mohohen. Por a i aprovoi ato Profeti r? Përgjigja është: aprovoi disa dhe ndaloi disa të tjera. Ajo që ai e ndaloi u kategorizua tek të ndaluarat dhe ajo që ai e aprovoi u klasifikua tek të lejuarat. E ndaloi të pirët në këmbë në hadithe të shumtë, në të cilët nuk dua të thellohem për të mos dalë nga tema dhe për arsye se kjo është një çështje që kërkon një trajtim të veçantë, por më mjafton t’ju përmend juve një hadith sahih, të cilin e transmeton Imam Muslimi në Sahih-un e tij nga Enes ibn Malik r.a., që ka thënë: “Ka ndaluar i Dërguari i Allahut r të pirët në këmbë.” Në disa transmetime të tjera i Dërguari i Allahut r e ka qortuar të pirët në këmbë. Atëherë kjo gjë, që siç mësojmë nga hadithi i ibn Omerit r.a., bëhej në kohën e Profetit r u ndalua prej tij dhe u shndërrua, kështu, në një çështje të abroguar përmes këtij ndalimi. Kurse përsa i përket pjesës së dytë të hadithit, që lidhet me të ngrënët në ecje, nuk na ka ardhur ndonjë ndalim nga ana e Profetit r. Kështu pra, nga ky aprovim përfituam një hukm (normë ligjore) të Sheriatit. Po mjaftohem me kaq për domosdoshmërinë e mbështetjes në të kuptuarit e Kuranit e Sunnetit me atë, në të cilën qëndronin të parët tanë të mirë (selef-u salih). Pra, në të kuptuarit e Kuranit e Sunnetit duhet evituar të mbështeturit vetëm në njohuritë personale ekzistuese, për të mos thënë në injorancën personale, por, tani që u bë e qartë rëndësia e kësaj çështjeje, të komentuarit e të kuptuarit e Kuranit duhet realizuar vetëm në përputhje me menhexhin (metodologjinë) e të parëve tanë të mirë (selef-u salih). Myslymanët që në kohët e hershme janë përçarë në rryma e grupime të ndryshme, siç mund të keni dëgjuar për mu’tëzilët, murxhiat, havarixh, zejditë pa përmendur shiitët e rafidhat etj.. Nuk ka asnjë prej këtyre grupeve, sado të humbur që të jenë, që të mos bashkohen me pjesën tjetër të mylsymanëve në fjalën se ne mbështetemi në Kuran e Sunnet. Asnjë prej tyre nuk thotë se nuk mbështetet në këto dy burime, sepse nëse do ta thoshte këtë dikush prej tyre, do të dilte prej Islamit tërësisht. Atëherë përse gjithë kjo përçarje përderisa të gjithë u bazokan tek Kurani e Sunneti? Nuk mund të konceptohet kjo mbështetje pa shtyllën e tretë: të parët tanë të mirë (selef-u salih), duke vënë në dukje këtu edhe diçka tjetër, atë se Sunneti ndryshon shumë nga Kurani-Kerimi për faktin se Kurani është i ruajtur e i mbledhur ndërmjet dy kapakëve të mus’hafit (fletëve ku është shkruar), siç e dinë të gjithë. Ndërsa Sunneti së pari duhet thënë se është i shpërndarë nëpër qindra libra, për të mos thënë nëpër mijra, një pjesë e madhe e të cilëve vazhdojnë të jenë në një botë të panjohur, në botën e dorëshkrimeve (të pabotuara). Se dyti edhe librat e njohur sot përmbajnë si hadithe sahih, ashtu edhe daif. Ata, të cilët bazohen tek Sunneti, qofshin nga ata që i përkasin Ehli sunneh uel xhemah dhe në atë të cilën ishin të parët e mirë (selef’u-salih) apo qofshin nga grupet e tjera, shumë prej tyre nuk i dallojnë dot Sunnetin sahih nga ai daif dhe bien në kundërshtim në Kuranin dhe Sunnetin për shkak të mbështetjes në hadithe të dobëta apo meudu (të shpifura).

Ajo ç’ka dua të them është se se disa prej grupeve, të cilat i përmendëm pak më parë, mohojnë disa të vërteta nga Kurani dhe nga Sunneti profetik. Këtë gjë e kanë bërë më parë por edhe sot e kësaj dite .

Kurani i madhënueshëm i tregon dhe i përgëzon besimtarët me një mirësi mjaft të madhe, të cilën do ta arrijnë ditën kur do të takojnë Allahun xh.sh. në Xhenetin e mrekullushëm, ku Ai do tu shfaqet atyre. Besimtarët dota shohin Atë, siç thotë një dijetarë selefij : “Do ta shohin besimtarët (Allahun) pa mënyrë sesi dhe pa përngjasim dhe pa shëmbëllim (me askë)”. Për këtë ekzistojnë fakte në Kuran dhe me dhetra fakte në hadithet e Profetit r. Si e mohuan këtë mirësi disa prej fraksioneve të djeshme dhe të sotme? Përsa i përket të djeshmëve, ata ishin Mutezilitët. Sot, me sa di unë, nuk ka në faqe të dheut asnjë grup që të shprehet: ne jemi mutezilitë, ne jemi në rrugën e mutezilitëve, por unë kam parë një njeri të çmendur, i cili deklaronte se ishte mutezilit dhe mohonte disa të vërteta të Fesë, sepse ai i ishte mbeshtetur kaplloqes së vet. Mutezilitët e mohuan këtë nimet dhe thanë me mendjet e tyre të dobëta se është e pamundur të shihet Allahu xh.sh.. Çfarë bënë atëherë? A e mohuan Kuranin? Allahu thotë në Kurani-Kerim:

وجوه يومئذ ناضرة الى ربها ناظرة

“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara që tek Zoti i tyre shikojnë.”

(Kijameh :22.23)

A e mohuan këtë ajet? Jo, nëse do ta mohonin, do të bënin kufr e do të dilnin nga Islami, mirëpo deri më sot Ehli Sunneti i vërtetë i ka gjykuar mutezilitët si të humbur e të devijuar, por nuk sheh ata jashtë Islamit, sepse ata nuk e mohuan këtë ajet, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë, kuptim, të cilit i ka ardhur shpjegimi në Sunnet, siç do ta sqarojmë më poshtë. Allahu xh.sh. na bën të ditur për besimtarët që do të jenë në Xhenet se “Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara që tek Zoti i tyre shikojnë.” Ata e interpretuan dhe shtrembëruan atë. Besuan tek fjalët e tij dhe e mohuan kuptimin e tij. Fjalët, siç thonë dijetarët, janë shprehje kuptimore. Nëse i besojmë fjalët e mohojmë kuptimin e tyre, atëherë ç’vlerë ka? E përse, pra, këta njerëz e mohuan këtë lloj “të pari”? Sepse mendjet e tyre u treguan shumë të ngushta që të përfytyrojnë e imagjinojnë se ky njeri i krijuar e i pafuqishëm do të jetë i aftë të shohë Allahun xh.sh. pa pengesë, ashtu siç e patën kërkuar çifutët nga Musai r. Allahu tregoi paaftësinë e tyre nëpërmjet historisë së mirnjohur, kur thotë:

انظر الى الجبل فان استقر مكانه فسوف تراني

“Shiko tek mali! Nëse do të qëndrojë në vendin e tij, atëherë do të më shohësh.”(Araf:143)

Mendjet e tyre nuk mund ta pranonin këtë gjë, prandaj u detyruan që të luanin me tekstin kuranor dhe ta interpretonin atë. Pse? Sepse besimi i tyre tek gajbi (e fshehta) ishte i dobët e besimi tek mendjet e tyre ishte shumë më i fortë se besimi i të fshehtës, për të cilën jemi urdhëruar në hyrje të surës “Bekare”:

الم ذلك الكتاب لا ريب فيه هدى للمتقين الذين يؤمنون بالغيب …

“Elif, Lam, Mim. Ky është Libri, në të cilin nuk ka dyshim; udhëzues për të devotshmit: – kush janë ata? – ata, të cilët besojnë tek e fshehta (gajbi)”

Allahu është më i fshehti i çdo të fshehte dhe çfarëdo që Ai të na thotë rreth vetvetes, nuk na mbetet tjetër veçse ta pranojmë e besojmë, për arsye se aftësistë tona perceptuese janë shumë të ngushta e të mangëta. E ndërsa mutezilitët nuk e pranun këtë të vërtetë e, si pasojë, kundërshtuan mjaft të vërteta fetare, prej tyre edhe fjalën e Allahut xh.sh.:

وجوه يومئذ ناضرة الى ربها ناظرة

“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara që tek Zoti i tyre shikojnë.”

Po kështu edhe ajeti tjetër, i cili mund të keqinterpretohet më lehtë sesa ajeti i mëparshëm nga këta lloj njerëzish është fjala e Allahut xh.sh.:

لّلّذين أحسنوا الحسنى و زيادة

“Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira e edhe më tëpër”( Junus 26)

Atyre që bëjnë veprab të mira u takon e mira – d.m.th. xheneti, – e dhe më tepër –d.m.th. të shikuarit e Allahut në botën tjetër. Në këtë mënyrë ka ardhur hadithi në sahih Muslim me sened sahih (zinxhir transmetimi të saktë) nga Sad ibn Ebij Uekas, i cili thotë: tha i Dërguari i Allahut r: “Atyre qe bëjnë vepra të mira u takon e mira”, tha profeti: pra Xheneti, e edhe më tepër, pra të parit e Allahut.”

Ndërsa mutezilitët e mohuan këtë e po kështu edhe shiitët, që kanë akide (kredo) të njëjtë me atë të mutezilitive. Ata mohuan shikimin e Allahut që jepet mjaft qartë në ajetin e parë dhe të dytë. Për më tepër, nga Profeti r janë transmetuar kaq shumë hadithe të sakta (muteuatir). Interpretimi i tyre (i gabuar) i Kuranit i shpuri ata në mohimin e haditheve sahih të Profetit r dhe kështu dolën nga të qenit prej grupit të shpëtuar.

“Në atë, në të cilën jam unë dhe sahabët e mi.” Profeti r ishte i besimit se besimtartët do ta shohin Zotin e tyre, siç thotë në hadithin e transmetuar në Sahih Buhari & Muslim nga një grup sahabesh të Profetit r, siç janë Ebij Sejjid el-Khudrij, Enes ibn Malik etj.. Tha i Dërguari i Allahut r: “Ju me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj në Ditën e Kjametit ashtu siç e shihni hënën natën kur ajo është e plotë. Nuk do të shtyheni për ta parë Atë.” E pra kuptimi është se nuk do të dyshoni në të parit e Tij, ashtu siç nuk dyshoni në të parët e hënës kur ajo është e plotë e në qiell nuk ka re që ta pengojnë. Ata i mohuan këto hadithe me mendjet e tyre. E pra ata as u bindën e as besuan. Besimi i tyre qe i dobët. Ky shembull është një fakt se si kanë gabuar disa grupe (firka) në të kaluarën dhe po të njejtën gjë po e bëjnë edhe sot e kësaj dite havarixhët e prej tyre grupi Ibadhijeh, i cili kohët e fundit është bërë aktiv në da’uan e tij të humbur. Ata sot kanë publikime e predikime, me të cilat po ringjallin shtrembërimet e vjetra, në të cilat qëndronin havarixhët e hershëm; prej tyre edhe këtë që përmendëm, pra shikimin e Allahut në Xhenet.

Tani po ju jap një tjetër shembull aktual: kadjanistët. Ndoshta keni dëgjuar për ta. Këta njerëz thonë, siç themi edhe ne: Eshhedu el-la ilahe il-lall-llah ue eshhedu enne Muhammeder-Resulull-llah, falin pesë vaktet e namazit, po ashtu edhe namazin e xhumasë, kryejnë haxhin në Mekë, në pamje të parë nuk sheh ndonjë dallim mes tyre e mes nesh. Ata duken si myslymanët, por ata na kundërshtojnë neve në shumë pika të akides, prej këtyre pikave është edhe ajo se ata thonë që profecisë nuk i është mbyllur dera e saj. Thonë se do të vijnë profetë të tjerë pas Muhammedit r dhe pretendojnë se ka ardhur njëri prej tyre në Kadjan, që është një provincë e Indisë. Kush nuk beson në këtë profet, sipas tyre është kafir. Si mund ta thonë një gjë të tillë, kur ajeti i Kuranit është mjaft i qartë:

و لكن رسول الله و ختم النبّين

“…porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve” (Ahzabë 40)

Si e thanë një gjë të tillë, kur transmetohen kaq shumë hadithe të sakta (muteuatir), ku thuhet: “nuk ka profet pas meje”? E pra ata e interpretuan Kuranin e Sunnetin duke mos e komentuar ashtu siç e komentuan të parët e mirë (selef-u salih). Në këtë rrugë kanë ecur gjithmonë myslymanët pa pasur asnjë lloj mosmarrveshjeje në lidhje me këtë pikë, derisa na erdhi ky mashtrues i humbur, që quhej Mirza Gulam Ahmed el-Kadjani dhe pretendoi se ishte profet. Ky njeri ka një histori të gjatë, por vendi nuk na e lejon të merremi me të tani. Pas këtij njeriu u vetmashtruan shumë prej atyre që s’kishin dije për këto të vërteta (Kurani, Sunneti dhe rruga e selefëve) që janë për myslymanin pengesë për të mos devijuar majtas e djathtas, siç devijuan kadjanistët me atë dexhalin e tyre që shpifte se, gjoja, ishte profet. Çfarë bënë me ajetin “…porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve”? Thanë se “vula e profetëve” nuk ka kuptimin se nuk ka profet pas tij, por kuptimi i saj është “bukuria e profetëve”, ashtu sikurse unaza është bukuria e gishtit5[5]. Po kështu edhe Muhammedi r është “bukuria e profetëve”. Pra ata nuk e mohuan ajetin, nuk thanë që këtë ajet nuk e ka zbritur Allahu në zemrën e Muhammedit r, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë. Atëherë, pra, ç’vlerë ka besimi tek fjalët, pa i besuar kuptimet e vërteta të tyre? Nëse në këtë të vërtetë nuk ka pikë dyshimi, atëherë cila është rruga për të arritur në njohjen e kuptimeve të vërteta që i përkasin Kuranit e Sunnetit? E njohët, pra, rrugën. Ajo nuk duhet të mbështet vetëm tek njohuritë tona për gjuhën dhe etikën e saj e ta komentojmë Kuranin e Sunnetin sipas tekave tona, apo traditave e zakoneve tona, apo sipas mez’hebeve që kemi, porse, siç thuhet, – dhe po i mbyll me këtë edhe fajlët e mia – të gjitha mirësitë vijnë nga pasimi i të parëve (selef) dhe të gjitha të këqiat nga bidadet e të mëpasmëve. Shpresoj që të gjitha këto që ju thamë të përbëjnë një rikujtesë për atë që ka arsye, na dëgjoi me vëmendje dhe është dëshmitar për këtë.

Artikulli paraprakTregim – Leximi i Kur’anit & Dobitë e Tij .
Artikulli vijuesMbikëqyrja e Allahut