Ç’është Islami? Një vështrim filozofik i Islamit

Ç’është Islami?

 

Një vështrim filozofik i Islamit

Kush janë myslimanët?

Mendo nëse mund të dallosh një mysliman nga veshja apo nga kombësia. A mundesh vallë?

Pothuajse një e katërta e popullsisë së të gjithë rruzullit tokësor është myslimane. Ndonëse shumë njerëz gabimisht mendojnë se të gjithë myslimanët janë arabë (ose të gjithë arabët janë myslimanë) le tu kujtojmë atyre se arabët nuk përbëjnë vetëm se 18 % të botës Islame.

Myslimanët gjenden në çdo cep të rruzullit – nga Afrika Perëndimore në Evropën Lindore, në Kinë, Filipine…, ndërkohë që nga dita në ditë ato po formojnë një komunitet të konsoliduar fetar dhe në vendet e perëndimit Myslimanët vijnë nga të gjitha racat njerëzore, profesionet dhe stilet e jetës. Ata kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në çdo fushë ku njerëzit kanë derdhur mundin e tyre, nga shkenca e matematika deri tek artet dhe shkencat humane.

Në ditët e sotme, nuk ka vend që myslimanët të ushtrojnë ndikimin e tyre. Përveç kësaj, një shumicë e konsiderueshme e tyre i përkasin familjeve të qëndrueshme dhe të përkushtuara, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me imazhin terrorist që mediat në vende të ndryshme të botës kërkojnë t’i mveshin myslimanëve.

Ç’është Islami?

Fjala “Islam” e ka prejardhjen nga fjala arabe “esleme”, kuptimi i së cilës është paqe dhe nënshtrim; një mysliman që praktikon fenë e tij mundohet që tërësisht (me gjithë zemër) t’i nënshtrohet Zotit të tij, e në këtë mënyrë, të arrijë paqe si në këtë jetë ashtu edhe në tjetrën. Nënshtrimi ndaj Zotit nuk nënkupton privim nga të menduarit apo lirisë së zgjedhjes. Përkundrazi, ashtu si një qytetar që i përmbahet ligjeve dhe urdhrave të Zotit ka përfitim jo vetëm për veten e tij por edhe për të tjerët prej respektimit të këtyre ligjeve hyjnore dhe ushtrimit të lirisë së tij në përputhje me këto ligje.

Pra, koncepti Islam i nënshtrimit është ndryshe nga ç’mund të fillojë një njeri në fillim: Myslimani mundohet që ta shtojë diturinë e tij, të përsosë karakterin e tij dhe të bëjë çka është e drejtë dhe më e mira prej mundësive të tij, pas së cilës ai pranon se rezultati i punës dhe i përpjekjeve të tij është në duart e All-llahut.

Në çfarë besojnë myslimanët?

Një Zot

Islami bazohet në besimin se ekziston një Zot fuqia e të cilit është e pa kufishme. Ai është Krijuesi i Universit, Mëshiruesi dhe Furnizuesi i krijesave, Ai është i Vetëm, i Pashoq. Ai është All-llahu. Myslimanët preferojnë të përdorin këto fjalë arabe (All-llah) kur përmendin Zotin e tyre sepse ajo ka disa karakteristika domethënëse: Fjala All-llah nuk ka shumës dhe formë dhe nuk mundet kurrsesi të përdoret në kontekste që kanë të bëjnë me idhujtarinë.

Megjithëse ne i referohemi All-llahut me përemrin “Ai” All-llahu është i Vetëmjaftueshëm dhe është jashtë konceptit të të kualitetit dhe gjinisë. 99 emrat e All-llahut, të cilat janë të përmendura në Kur’an, përmbajnë atribute(cilësi) të ndryshme të Tij, si Mëshirës, Falës, Ruajtës (Mbrojtës), I Drejtë, i Gjithëdijshëm, Shikues i gjithçkaje, Udhëzues, – me një fjalë, i Vetmi që meriton dhe duhet të adhurohet.

Profecia

Islami na mëson se besimi në All-llahun dhe çfarë na urdhëron Ai është feja e natyrshme e njeriut. Kjo fe (ose mënyrë e të jetuarit), me të gjitha manifestimet e saj, i është paraqitur e sqaruar njerëzve nga profetët të cilët All-llahu i dërgoi në çdo komb e fis në kohë të caktuara gjatë historisë njerëzore.

Profetët i thirrën njerëzit në këtë fe-në formimin e lidhjeve të forta mes vetëve të tyre dhe All-llahut – e më shembullin e tyre personal ata u bënë një udhëzues i qartë për njerëzit.

Kur njerëzit e harruan apo deformuan mesazhin hyjnor, All-llahu dërgoi një profet tjetër që t’i përkujtonte ata dhe të korrigjonte devijimet e mesazhit hyjnor.

Në Kur’an janë përmendur 25 profetë me emër, nga të cilët 5 janë më të mëdhenjtë: Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhammedi s.a.v.s. Secili prej tyre erdhi tek njerëzit me një shpallje hyjnore, ndërkohë që disa u paraqitën me libra të detajuar hyjnorë (si p.sh. Kur’ani). Nëpërmjet engjëllit Xhebrail, All-llahu i shpalli Muhammedit a.s. se Kur’ani është shpallja e fundit dhe se si e tillë, All-llahu do ta ruante atë prej çdo ndryshimi deri në Ditën e Gjykimit.

Është tashmë e njohur që Kur’ani është e vetmja shpallje e cila ka një version të vetëm (në arabisht) i cili është identik me atë të shpallur 1400 vite më parë. Gjithashtu, Kur’ani është e vetmja shpallje e cila mund të memorizohet nga të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh moshën apo gjuhën që ata flasin.

Jeta pas vdekjes

Megjithëse njerëzit janë të prirë për të harruar dhe bërë mëkate islami na paraqet një pamje të përgjithshme pozitive të njeriut si një krijesë e Zotit në tokë. Gjithashtu, Islami na mëson se besimi dhe vlerësimi i të mirës janë cilësi të natyrës njerëzore. Për më tepër fëmijët lindin në natyrshmërinë e dhuruar prej Zotit të tyre – ata lindin të pastër prej çdo mëkati. Sprova e jetesës kërkon që njeriu të bëjë më të mirën prej asaj që mundet dhe t’i rezistojë të keqes që e rrethon dhe asaj që është brenda tij. . Vetëm në këtë mënyrë njeriu do të mund t’i paraqitet Zotit të tij me zemër të pastër Ditën e Gjykimit. Ata që kanë qenë të suksesshëm në përpjekjet e tyre do të shpërblehen me një vend në Parajsë, ndërsa ata që kanë dështuar apo neglizhuar do të hidhen në zjarr. Çdo njeri është përgjegjës për veprat e tija dhe nuk mund të përfitojë nga mirësitë e të tjerëve në Ditën e gjykimit. Edhe pse asnjëri prej nesh nuk mund të shpëtojë vetëm se nëpërmjet mëshirës së All-llahut, është detyra jonë të besojmë dhe të bëjmë vepra të mira që përputhen me këtë besim. Vetëm duke plotësuar këto dy kushte dhe duke pasur në peshoren e punëve me shumë të mira sesa të këqija ne mund të shpresojmë në Mëshirën e Zotit tonë. Nuk duhet harruar se shpërblimi në jetën tjetër do të jepet në përputhje me përpjekjet që çdonjëri prej nesh ka bërë në këtë jetë. Parajsa është një vend i bukurisë fizike e shpirtërore dhe i përsosmërisë. Aty njerëzit do të gjejnë çfarë të dëshirojnë dhe aty ata do të jenë të bekuar me mundësinë e shikimit të Zotit të tyre më të lartit.


Me çfarë detyrash fetare janë të obliguar myslimanët?

1- Hapi i parë është dëshmia me zemër dhe me fjalë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është robi dhe i dërguari i Tij. Kjo dëshmi (Shehadeti) është shtylla e parë e Islamit dhe tregues që tashmë një njeri është futur në Islam. Megjithatë, një mysliman i sinqertë duhet që përveç deklarimit të besimit të tij të kryejë edhe katër akte adhurimi të cilat përbëjnë 4 shtyllat e tjera të Islamit.

2- Namazi (falja). Çdo besimtar duhet të kryejë 5 falje gjatë ditës. Këto falje kanë një kohë të caktuar: para lindjes së diellit, në mesditë, pasdite, menjëherë pas perëndimit të diellit dhe gjatë natës. Faljet e obliguara nuk zgjasin më shumë se 5-10 minuta. Gjatë kryerjes së tyre besimtari është në aktivitet fizik, mendor dhe shpirtëror. Është e pëlqyeshme që myslimanët t’i kryejnë këto falje së bashku në xhami. Në këtë mënyrë faljet e ndihmojnë besimtarin jo vetëm të krijojë lidhje të drejtpërdrejtë me Zotin e tij, të pastrohet nga mëkatet dhe të furnizohet me energji shpirtërore, por gjithashtu ato e ndihmojnë atë që të vëllazërohet me myslimanët e tjerë pa marrë parasysh statusin e tyre në shoqëri apo vendin e racën e tyre.

3- Bamirësia; lëmosha (Zekati): Myslimanët janë të obliguar që të dhurojnë një minimum pre 2.5% të pasurisë së paprekur gjatë një viti, qoftë kjo në para apo në çfarëdo lloj forme tjetër të pasurisë. Kjo sasi mblidhet nga komuniteti mysliman në bazë vjetore dhe i jepet atyre që kanë nevojë. Fjala “Zekat” nënkupton pastrim dhe ngritje: pasuria e dikujt nuk është e pastër për përdorim derisa ajo të ndahen me ata të cilët janë të privuar prej saj. Nga ana tjetër kjo bamirësi të çon në ngritje shpirtërore.

4- Agjërimi. Gjatë muajit të Ramazanit (sipas kalendarit hënor), besimtari lë mënjanë ushqimin, pijen dhe kontaktin seksual nga lindja deri në perëndim të diellit. Përveç kësaj ai është i këshilluar të kontrollojë gjuhën dhe veprimet e tij, të mos flasë apo të veprojë diçka që bie në kundërshtim me parimet Islame. Agjërimi i Ramazanit sjell shumë përfitime. Përveç faljes së mëkateve ai i mëson besimtarët të vetëpërmbahen, t’i mëshirojnë të varfrit, të forcojnë lidhjet me All-llahu dhe të forcojnë lidhjet e të bashkohen me njëri tjetrin.

5- Haxhi (Pelegrinimi në Meke). Çdo mysliman që është i shëndetshëm dhe ka mundësi financiare është i obliguar të vizitojë Mekën në kohën e haxhit një herë në jetën e tij.

Haxhi shërben si përkujtues i qartë i përpjekjeve dhe sakrificave të bëra nga profetët. Ai forcon lidhjet vëllazërore mes komuniteteve myslimane nga e gjithë bota dhe i përgatit njerëzit për udhëtimin e vështirë prej kësaj jete në jetën tjetër.

Jo vetëm fe, por edhe mënyrë e të jetuarit.

Përveç obligimeve që ka dhe mënyrat e tjera të adhurimit që janë të rekomanduara në Islam si: falja dhe lutja vullnetare (suplementare), leximi i Kur’anit, ndihma e dhënë të varfërve dhe atyre që kanë nevojë, etj. përveç këtyre që përmendëm, çdo gjë tjetër e cila kryhet me qëllim për të kënaqur All-llahun, konsiderohet si akt adhurimi. Nga ana tjetër, All-llahu ka ndaluar kryerjen e disa punëve të cilat dëmtojnë si individin ashtu edhe shoqërinë. Kështu, gënjeshtra, vjedhja, mosrespektimi i prindërve, marrëdhëniet seksuale jashtë martese, droga, alkooli, bixhozi dhe të tjera fenomene të ngjashme janë të ndaluara në Islam dhe kryesit e tyre marrin dënim. Gjithçka rreth urdhërimit dhe ndalimit në fenë islame është më së miri e sqaruar në Sheriat (Ligji hyjnor) i cili rrjedh nga ajetet kuranore dhe fjalët e veprat e profetit të nderuar Muhmmed s.a.v.s. sheriati është i pa shembullt midis ligjeve dhe rregullave të tjera. Ai përmban jo vetëm ligje që kanë të bëjnë me çështjet fetare të adhurimit por edhe ligje e rregulla që kanë të bëjnë me çdo aspekt të jetës – duke filluar me politikën, drejtësinë sociale, tregtinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, jetën familjare dhe duke vazhduar me të drejtat e kafshëve apo ambientin.

Një rrugëzgjidhje për problemet e ditëve të sotme.

Pavarësisht nga imazhi negativ i myslimanëve krijuar nga mediat e ndryshme me qëllimin e vetëm për të denigruar fenë e pastër Islame, shumë njerëz habiten kur mësojnë se Islami është një rrugëzgjidhje për nevojat e tyre shpirtërore, personale e shoqërore. Islami u ofron njerëzve një besim të bazuar në arsye (logjikë), i cili është larg ndikimeve supersticioze dhe ndërmjetësimit mes tyre dhe All-llahut.

Islami nxit vëllazërimin mes racave të ndryshme dhe harmoninë sociale. Përmes politikës ekonomike, Islami gjithashtu inkurajon një shkëmbim të drejtë midis të pasurve e të varfërve, kapitalit dhe punës. Sistemi i tij politik është i bazuar në një preokupim të thellë për drejtësi aq sa me zbatimin e principeve politike arrihet që njerëzi e besimeve të ndryshme të jetojnë në harmoni të plotë brenda një shteti Islam. Së fundi, modeli i familjes që sugjeron Islami është një alternativë e përkryer për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe për parandalimin e divorceve që hasen përditë në botën perëndimore.

Duke përmbledhur gjithçka që u përmend me: shëmbëllimin e “Pemës së gjelbër”

Imazhi i një peme të shëndetshme, të gjelbër, e cila lëshon një hije të madhe dhe prodhon fruta të shijshme e me aromë gjatë vitit është shëmbëllimi i një myslimani të ekuilibruar. Burimi i këtij shëmbëllimi është Kur’ani, në të cilin All-llahu thotë: “Një punë e mirë është si një pemë e mirë rrënjët e së cilës janë të fiksuara fort në tokë ndërsa degët e saja arrijnë qiellin. Ato prodhojnë frutë në të gjitha stinët e vitit me lejen e Zotit të saj” (14:245)

Nëse kjo pemë do të përfaqësonte një mysliman i cili përpiqet sinqerisht të realizojë idealet e Islamit, atëherë fara e kësaj peme do të ishte dëshmia e besimit (shehadeti). Pohimi i Zotit-një të vetëm- depërton, përhapet dhe i jep jetë çdo qelize aq sa çdo mendim, fjalë apo veprim i tij e ka në thelb këtë pohim. Rrënjët- të cilat ushqejnë pemën dhe i sigurojnë asaj qëndrueshmërinë mund të krahasohen me shtyllat e besimit në All-llahun, engjëjt e Tij, librat e shenjtë, profetët, Ditën e Gjykimi dhe Caktimin Hyjnor. Trungu rritet si pasojë e besimit në All-llah dhe të dërguarin e Tij a.s. ky besim arrin prej rrënjëve deri te 5 degët e pemës që përfaqësojnë mënyrat dhe traditat islame (si p.sh. përshëndetja me selam ose veshja në mënyrë modeste). Ato i japin pemës bukuri dhe e bëjnë atë tërheqëse. Kjo pemë dallohet që larg, ajo lëshon një hije të madhe për krijesat e tjera. Dhe si përfundim, gjithçka e mirë e kësaj peme plotësohet me frutat që ajo prodhon. Frutat përfaqësojnë karakterin e mirë: virtytet e drejtësisë, durimit, kurajës, mëshirës, dashurisë, mirëkuptimit, së bashku me të gjitha ato të cilat ne duam që shokët, bashkëshortët ose kolegët tanë të kenë – ato gjëra që na bëjnë ne të pajisemi me kualitetin e të qenurit njeri.

Artikulli paraprakNjë dite do t’i kujtoni këto që po ju them
Artikulli vijuesHaradinaj nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me PDK-në