“Nese te ben keq nje person i njohur per te keq, arrogance dhe padrejtesi ndaj roberve te Allahut, me mire eshte te mos ia falesh e te marresh te drejten tende, sepse nese ti ia fal, e keqja e tij shtohet.
Mirepo nese peroni qe ka gabuar ndaj teje njihet se nuk gabon, vetem se rralle, dhe se nuk eshte armiqesor, por ajo qe ka ndodhur eshte nje gje e rralle, atehere ne kete rast eshte mire ta falesh. Shembuj te tille jane aksidentet ne trafik, te cilat jane bere shume te shpeshta.
Disa njerez nguten dhe ia falin personit qe ka shkaktuar aksidentin, por kjo ne kete rast nuk eshte zgjidhja me e mire, pasi me mire eshte te mendosh e te shikosh a eshte drejtuesi i mjetit i ngutshem dhe i pakujdesshem, qe nuk i interesojne roberit e Allahut dhe qe nuk i respekton rregullat e trafikut.
Kete mos e meshiro, por merre te drejten tende te plote.
Por nese njihet per maturi e devotshmeri ndaj Allahut, larg demtimit te te tjereve, i respekton rregullat e trafikut por kjo i ndodhi per shkak te pakujdesise, falja ne kete rast eshte me e preferuar, sepse Allahu ka thene: “Por, ate qe fal dhe pajton, e pret shperblimi i Allahut.” (Shura: 40)
Ne rast faljeje patjeter duhet te kemi parasysh permiresimin.”
Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin (Allahu e meshirofte!)
Libri “Rijadu Salihin”, vell. II