Çfarë duhet të konsumoni kur ju mundon thartira e lukthit ?

0
103

-Tërshëra

Tërshëra është bimë , e cila do të jetë aleate e përkryer në luftën kundër thartirës në lukth.Përmban minerale të shumta, acide të shumta yndyrore, fibra dhe karbohidrate. Për shkak të këtyre , tërshëra tretet ngadal dhe është burim i vazhdueshëm i energjisë dhe ndikon pozitivisht në tërë sistemin e tretjes.Kjo do të thotë që thartira e lukthit bëhet pjesë e së kaluarës.

-Xhenxhefili

Xhenxhefili është jashtëzakonisht efikas në rastet e problemeve me lukthin, e veqanarisht mirë ndikon në rastin e thartirës.Mund ta konsumoni të parpërpunuar ose si shtesë në ushqim – në supa salca,sallata e madje edhe në pije.Ndikimi i tij pozitiv është konfirmuar në shumë studime.

– Bishtajat

Bishtajat janë karbohidrate të dendura ushqyese, që kanë shumë fibra, e për shkak të kësaj organizmi juaj i tretë lehtë ato. Kanë efekt stabilizues të nivelit të sheqerit në gjak. Studime të shumta kanë zbuluar që fasulja mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë si dhe llojeve të tjera të kancerit. Studimet gjithashtu kanë zbuluar që bishtajat kanë ndikim pozitiv në luftimin e thartirës në lukth.

-Mollët

Mollët përmbajnë një varg antioksiduese, të cilat i mbronnë qelizat e organizmit nga radikalet e lira, por edhe që i ndihmojnë organizmit për të funksionuar në mënyrë normale. Tashmë është e ditur që molla ka ndikim të mirë në tretje, ndërsa tani është zbuluar edhe që e parandalon krijimin e thartirës në lukth./ @Kosova Sot