Plani i biznesit ka 20 deri në 50 faqe, por zakonisht ato përmbajnë të njejtat seksione. Ju do të gjeni një përmbledhje të detajuar të asaj që duhet të përfshihet brenda secilës pjesë duke u bazuar në mostrat e planeve të biznesit dhe në burimet të cilat mund ti gjeni në internet.
Plani juaj i biznesit duhet të përfshijë:
Përmbledhjen zbatuese: Kjo nënkupton përmbledhjen nga një deri në katër faqe ku ju tregoni pikat kyçe që janë të detajuara në secilën pjesë të planit të biznesit që vjen pas. Përmbledhja zbatuese duhet të jetë e ndarë si dokument i veçantë.
Pasqyra e përgjithshme e biznesit: Ofron një përshkrim të biznesit, duke përfshirë:
Strukturat ligjore
Historinë e formimit të biznesit
Llojin e biznesit
Vendin
Mjetet me të cilat realizohet biznesi (internet, përmes dyqaneve, porosive përmes postës)
Plani i veprimeve: Këtu duhet të ofroni sqarimin i cili përshkruan se si do të funksionojë biznesi, duke përfshirë strukturën fizike dhe përgjegjësitë për detyra specifike.
Analiza e tregut: Përfshinë një pasqyrë të tregut në tërësi, me të dhëna specifike dhe nëse duhet me skema ose grafikë. Përcaktoni tregun të cilin po e synoni dhe planin për të furnizuar këtë pjesë të tregut.
Produktet dhe shërbimet: Specifikoni produktet e prodhuara ose të shitura, shërbimet të cilat biznesi juaj i ofron. Klasifikoni llojet e ndryshme të produkteve ose shërbimeve dhe jepni një përshkrim të shkurtër të secilit.
Shitja dhe marketing: Përshkruani informata rreth çmimeve dhe shitjeve. Bashkë me arsyetimin se pse kjo pjesë e tregut të cilen ju po e synoni do të blejë produktet ose shërbimet tuaja dhe si do t’i arrini ju ata përmes marketingut dhe reklamimit.
Analizoni konkurrencën: Analizoni pikat e forta dhe dobësitë e konkurrentëve tuaj. Demonstroni se si do të arrini një avantazh konkurrues kundrejtë konkurrencës suaj.
Ekipi menaxhues: Ofroni të dhëna përkatëse për të gjithë personat kryesorë të involvuar në biznes.
Plani financiar: Përfshini të gjitha informacionet financiare, nga kostot fillestare deri tek bilanci.
Seksioni financiar duhet të përshkruajë:
Shumën e nevojshme për të filluar ose për të mbajtur financiarisht biznesin
Shumën e nevojshme për dy,tre ose pesë vitet e ardhshme
Planin për ti përdorur këto fonde
Nevojën e parashikuar për fonde shtesë
Shpenzimet e vazhdueshme të biznesit, duke përfshirë pagat, kostot e sigurimit, shpenzimet e promovimit, etj.
Projeksionet: Jepni pasqyrat dhe bilancet financiare të të ardhurave për të paktën dy ose tre vite
Në fund të planit tuaj, bashkëngjitni dokumente mbështetëse, siç janë arikujt mbi kompaninë, rezymetë e personave kryesorë, etj.Kumti.com