Presidenti i SHBA-ve Barack Obama u përlot sot kur kujtoi masakrën e Neëtoën, Connecticut, fill pasi njoftoi masat e kontrollit të armëve sot në mëngjes, duke qarë me lotë për 20 nxënësit të cilët vdiqën në masakrën e vitit 2012, gjatë takimit me familjet e tyre.
“Sa herë që mendoj për ata fëmijë çmendem”, tha Obama teksa lotët i rridhnin mbi faqe.
“Nuk duhet ta pranojmë këtë kasaphanë si çmim për lirinë”, – tha Obama, teksa fliste përpara aktivistëve për kontrollin e armëve, më herët gjatë ditës.