Gjermania ka rritur numrin e trupave ushtarake, këtë e bënë për herë të parë në një çerek shekull që nga fundi i Luftës së Ftohtë në vitin 1990.
Bundeswehri pritet që në shtatë vitet e ardhshme të rritë numrin në 14,300 ushtarë, plus 4,400 civilëve në shërbimin ushtarak, tha Ministri i Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.
“Ky përforcim është i nevojshëm duke pasur parasysh situatën aktuale, rritja e tensioneve me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë, si dhe disa misione që duhet të kryhen nga ushtria”, tha ministri.
Gjermania është në përpjekje për të forcuar praninë e saj në NATO e sidomos në kufirin lindor të Rusisë, raporton AFP.
Bundeswehri ka vendosur gjithashtu që trupa në Mali, si pjesë e Misionit të Kombeve të Bashkuara të jenë edhe në zbatimin e marrëveshjes së paqes mes qeverisë dhe rebelëve në vendet në perëndim të Afrikës, transmeton Indeksonline.
Gjermania i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik në Irak dhe Siri.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjermania ka pasur 178.000 trupa, dhe në vitin 2011 ajo arriti një maksimum prej 185.000 ushtarësh.
Numri i ushtarëve gjermanë u reduktua në mënyrë drastike pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Në vitin 1990, numri i trupave ishte 585.000.
Agjencia njofton se një deklaratë zyrtare në forcimin e Ushtrisë, Berlin veproi në përgjigje të thirrjes së Shteteve të Bashkuara si anëtarët e NATO-s, tw cilat thanë se duhet shpenzuar më shumë në mbrojtje.
Presidenti amerikan, Barak Obama i ka dërguar një peticion në prill gjatë një vizite në Gjermani, ku ai kritikoi Evropën se nganjëherë nuk e merr shumë parasysh mbrojtjen e tyre.
You Might also Like
Kryengritësit libian mësojnë nga Kosova
Kosova dhe ish-Ushtria e saj Çlirimtare merren shembull nga vendet që përjetuan Pranverën Arabe. Periudha…
By
Redaksia
1 Min Read
Si të krijoni një helikopter për fëmijët tuaj në kushte shtëpiake (Video)
Krijimi i gjerave të mëdha kërkon mjete specifike kushte dhe kosto të lartë,por krijimi i…
By
Redaksia
0 Min Read
Dita me 90 aksidente
90 aksidente. Ky është bilanci njëditore i aksidenteve në trafikut rrugor të Kosovës. Zyrtarë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Grupi i Sami Lushtakut e bllokon Bekim Jasharin!
Partitë opozitare që janë pjesë Kuvendit Komunal të Skenderajt, kanë bojkotuar punimet e seancës së…
By
Redaksia
4 Min Read
Rrogat u rriten qeveritarëve, u zvogëlohen të tjerëve (VIDEO)
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi zor se do të vazhdojë paguhet 2800 euro në muaj.…
By
Redaksia
2 Min Read
Yoshinori Ohsumi fiton Nobelin për mjekësi
Biologu japonez, Yoshinori Ohsumi, e ka fituar çmimin Nobel për fiziologji apo mjekësi për vitin…
By
Redaksia
0 Min Read
